Këshilla/Blog

Ana 23.07.2021

Pershendetje ,
Juu luuteeem me ndihmoni ?
Jam nje vajze 23 vjece , prej gati 1 vit kryej mardhenie seksuale me te fejuarin tim.
Por une nuk ndjej asgje ?? ne vizite doktoresha me tha qe kam nje kokerr por qe hiqet brenda kalimit te kohes …a jam e semure ? A kalon kjo gjendje ju lutem me ndihmoniiiii ju lutem vertet jam shume keq

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Sigurisht qe nuk je e semure, si mund te mendosh keshtu? Kenaqesia eshte ndjenje, jo semundje. Ndoshta te duhet ta eksplorosh me mire ti vete trupin tend per te kuptuar se ku merr kenaqesi, vetem ose se bashku me partnerin. Te flisni , te diskutoni, te provoni. Kenaqesia nuk ka butona, por eshte e lidhur me shume ngacmime fizike qe transmetohen permes neurotransmetuesve dhe stimulojne prodhimin e substancave hormonale, te cilat “perkthehen” ne kenaqesi. Zakonisht shkojne bashke, kenaqesia shpirterore me ate fizike. Por si per cdo gje tjeter, duhet pak pune. Pastaj varet nga pragu dhe botekuptimi i secilit prej nesh. Gjinekologja ju ka thene qe nuk keni asnje defekt anatomik apo infeksion apo cfaredo gjeje tjeter qe qe pengon fizikisht. Me durim e bashkepunim do e gjeni “ gjuhen” e perbashket fizike per te arritur te kenaqesia.

    Gjithe te mirat,
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV