Këshilla/Blog

Live 27.07.2021

Shyqyr eshte krijuar e nje vend per ne
Ku nuk mund te shprehemi askujt,ku.ndihmohemi.
Une jam nje vajze 22 vjecare Qe kam
Nje karakter te veshtire per Tu pershtatur me njerëzit.Nuk e di pse s’ka pas kurrfarë jete te qete prej nenvleresimeve te tyre qe shpesh me qeshnin dhe ofendonin .Une s’kam pas kurre shoqeri te shendetshme,kurre s’kam qene e lumtur me njerzit ne shkoll.Do me duhej te shkruaja nje liber nese permend te gjitha ofendimet talljet qeshjet te zezat qe me kan ber.
Kjo sepse isha ndryshe,e bute,korrekte me ata,e kisha te veshtir te vendosja kufi,isha shume e ndjeshme,e kisha te shkruar ne ball qe doja shoqeri,une isha shume e ndjeshme(kjo ndjeshmëri ne beri te percmoja arrogancën dhe mendjemadhesin)
Une do te reagoja per dike qe po trajtohesh keq po per Mua askush s’e bente. Po gjithashtu e kisha shume te veshtir te mos reagoja t’ja plasja tjetrit gabim sjelljen e keqe,kjo nxiti xhelozi urrejtje e konflikte te te tjeret.Jo vetem se benin po njerezit perftonin nga situatat e veshtira ne te cilen me vinin bullizuesit dhe gabimet e mia për te me cenuar.Pavaresisht kesaj kisha nje maturi e intuit qe ata se kishin.Kjo sepse i mendoja gjerat kaq larg si tani kam shume fletore te shkruara qe ne klas te dyt për shume gjera te ndryshme.Mendoja shume ndryshe nga tjeret.E kisha shume te theksuar ndjenjen e drejtesis e miresis te empatis te sjelljes se mir,po askush smi shpalosi mendimet e ndjenjat se asnje sme donte.
Ne nentvjecare qe nga klasa par pervecse bullizmit i cili ishte keq po pak me i but SE si I gjimnazit..Ne fillor nuk mesoja .I kisha notat e ulta për shkak te semundjes sime bullizmit sherreve ne familje dhe tipit tim te urt te but te sjellshem .Nga klasa katert e pestë fillova te socializohesha pak me vajzat e klases e pse ne fillore rrija vetem po me von si u permiresova ne ca lend dhe ju afrova me pranuan..Nuk reagoja ne situata ku cenohesha se isha keq per shoqeri dhe i lija te me lendonin nja dy ..Kisha frik mos tjeret me ktheheshin kunder se ato ishin me popullore se une .Cunat e klases ishin shumica te keqinj me mua .Me nencmonin ndonjeher me shanin me shaka gjasme ose me shtynin karrigen kisha nja tre ishin shume te keqinj ne sjellje me ofendonin rend ca ke shanin me shenja e fjal .vetem nese u duhesha ne provime me afroheshin dhe u tregoja aq sa dija ne lendet qe dija qe te mos me lendonin nese nuk u tregoja .Kur keqesoheshe situata vetem therrisni prinderit ne shkoll pervec bullizmit dhe semundjes do te duhej te duroja edhe sherret dhunen kritiken e ashper te prinderve.
Nejse Sherret ofendimet ne shtepi me hallen e prinderit.Halla vdiq kur isha 12vjece nga vetvrasja e vetmja kushurir qe kisha iku ne fshat te i ati i saj se halla ishte divorcuar.Nejse e mbylla nentvjecaren me shpresa te medhaja per gjimnazin.Por kjo periudh ishte me e keq se nentvjecarja.Ndryshimi i vetem ishte se femrat ma nxinin jeten,kurse djemt ishin shume te mir pergjithsi.Kurre sme kan hapur probleme.Po e ata sme jepnin vemendje te njejt si vajzat e tjera po te pakten sme lendonin.Ishin dy te papjekur gjasme te zgjuar qe rrinin shoqeri me debile qe frynin njerezit te me percmonin.Njeri gjasme ishte deshmitar Jehovait se bashku me t motren.Kishte NGA kto gocat qe lyheshin visheshin ishin me dhjeta ishin bija te prinderve me arsim te lart,
Ato me qeshnin kishin shoqerit e tyre e me vinin ne loj.Cdo dit ishte ferr.Cdo dit frik ankth dhe nje deshir për te mbaruar oret e mensimit.Talleshin qeshnin sme pranonin pran tyre.Kishte nje grup vajzash qe ishin pak me ndryshe nje katershe po nese ndonjera bente dicka qe me mendonte ose ndodhte ndonje keqkuptim nese e ato ankoheshin per Mua ateher te gjitha ndizeshin.Kisha nje vajz ne bank dhe ajo me helmonte me fjal vetbesimin.Qeshesha per cdo gabim Shenjestrohesha per budalliqe.ishin nja Dy tre femra ferr.Tallje sharje injorime kunja pafund.Mbaj mend njera kur ishim te shkallet i tha shoqes vet te afrohesha nga ajo se une isha zone rreziku.Nuk mund t’i mbaja lotet.Kurse ato debilet kenaqesin me dhimbjen t’ime.Kisha e nja tre tjera qe me bullizonin pa fund ishin si me populloret ne klas e shkoll.Edhe pse mua sme donin e shihja se sjellja e tyre ishte zero dhe maturia si kalama.Ato nuk e donin njera tjt e shanin pas krahëve kur kishin ankesa.Vajzat e tjera me shoqeri te mir pa probleme ne klas e te sigurta bashkepunimin ne projekte e provime une kurdo vetem.Ato e nxorren mesataren 9 e siper une nje 7.

mua prinderit e mi sme kan mbaruar as gjimnazin madje babin e kam analfabet ne vjen keq t’a pranoj qe eshte me tre klas shkoll se babai i tij se la te vazhdonte shkollen e pse ishte i dalluar se donte te ruante delet.
shpesh her me duket sikur i kam ngjar atij,mundesit ja mohojnë dhe njerezit e kan nencmuar e shfrytezuar dobesine e tij edhe pse nuk eshte njeri i keq..Halla gjithmon me burrin e saj pedagog se donte babin se ishte i paarsimuar.
Gjithsesi si mbaj Meri babit e nese ka gabuar.Nuk mendoj se ka justifikime për sjelljet e njerezve.sepse e une nuk isha e pasur e lumtur e shendetshme apo e rritur nga prinder te arsimuar por nuk Beja veprimet e tyre.
Nejse mami im u semur rend mbasi mbarova une gjimnazin.Se c’ka ca kriza ankthi e lodhje vuan tani neper spitale sic vuaja une e vogel e pse sme ka rritur si doja prap nuk i mbaj meri.
Fillova bachelorin ne nje qytet tjeter.Me dukeshe sikur kisha shpejtuar nga dhimbjet e refuzimit dhe nencmimit.Prandaj si ruajta barriera vetes nagqe isha e vuajtur per shoqeri I flisja i respektoja te gjith i ndihmoja u jepja muhabet.Megjithese verejta me kalimin e kohes edhe aty ziliqar e arrogant tradhetar qe te braktisin ne dit te keqija. Sidoqoftë dy vitet e para nuk shkuan keq te bachelorit nuk eshte se kisha shoqeri wow por nuk kisha probleme.Kisha e qeshje po e njerez e prof qe me vleresonin si ca lend qe donin shum intuit e logjik as ai i dhjetra nuk pergjigjshe si une EDHE PSE CA DHIMBJE NE KUJTIME jan e aty.Sidoqofte me kalimin e kohes sidomos ne vit te tret njerezit qe kishin mosmarrveshje keqkuptime me mua dhe inate formuan nje fushat kunder meje .3 a 4 ishin iniciatoret.Perdornin mesazhet dhe muhabetet qe kishim pas para dy viteve qe te acaronmnin te tjeret.Shoqet e tyre me can me akuza kercenime e ofendime.Ca tjer hidhini fjal kot me kot d apet kenaqesi turme.
S’kisha nerva te mesoja .Rash ne zero E njerezit qe kisha muhabet me lane.
Ti shikosh gr e klases esht i mbush me urrejtje kunder meje Ka e t tjer qe sme kan ber keq Te pakten mbarova bachelorin dhe kam e ca provime ne vjesht e s’kam lidhje me ata.Dasht zoti sme hapin naj sherr ne vjesht mes provimeve.Tani qe e mendoj nese s’do merresha me askend do dilja me nota me te larta.
Nejse mbas këtyre gjerave fillova te rrija me shum vetem dhe te mos me duheshin me njerezit.Rrija serioze dhe nese nje njeri me shkaktonte ankth ose ishte tip I paperballueshem e lija fare.U mbylla ne vete.KSHU KAM NDERMEND TI KALOJ GJERAT ME BASHKEPUNIM ME TURMA NJEREZIDH NE KURSE E SHKOLLA QE TE MBROJ VETEN.
Fillova te ftohesha nga familja etj Ndonse kam shpresa per masterin per shkollen profesionale ne Gjermani per punen per nje vend qe te ndihem pjese e tij
Po une kam frik te vazhdoj master edhe pse dua
Me tremb shkolla .S’di ca te bej.Me tremb jeta.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. E kuptojme shqetesimin tend dhe na vjen mire qe ke marre guximin ta ndash historine tende me ne. Ne jemi ketu per te mbeshtetur, per mos te te gjykuar dhe per te degjuar nese do te kesh deshire te na shkruash serisht.

    Te urojme me te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. Anonymous says:

    Pershendetje jam nje djal 20 vjec dhe kam dhimbje koke dhe mpirje qafe dhe gjymtyreve dhe disa levizje te pakontrolluara
    Kam ber nje vizit ne te cilen bera nje eeg dhe perfundimi ishte qe eshte nervore nga stresi dhe ankthi por nuk e di kam akoma dhimbje

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Live says:

    Stafi nuk je vetem un prisja ndonje pergjigje te zgjeruar nga ju nga psikolog per problemet e mia

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur. Ne e kemi marre pyetjen tuaj dhe ja kemi derguar nje prej psikologeve te faqes. Shume shpejt do te merrni nje pergjigje.

      Faleminderit per besimin.
      Stafi i nukjevetem

  4. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke shprehur gjerë e gjatë historinë e jetës tënde, mendimet dhe gjithë ndjesitë që ta kanë shoqëruar dhe ato me të cilat je sot.
    Shpresoj se i gjithë ky i shprehur gjithsesi të ka bërë të ndihesh më e lehtë dhe të falenderoj për besimin që ke te ne, për një përgjigje reflektuese, ose edhe për të të dëgjuar dhe për tu ndjerë pranë në këte kalvar ngjarjesh që të kanë bërë të ndihesh e kërcënuar dhe e tronditur në raportin e besimit me veten, të tjerët dhe botën në përgjithësi
    Lexoj dhe ndjej shumë dhimbje dhe lëndim në letrën tënde që është rritur bashkë me ty, për shume arsye e në lidhje me shumë situata dhe duket sikur të gjitha ato janë akumuluar dhe janë vendosur mbi njëra tjetrën përgjatë viteve saqë janë rritur gradualisht si zhgualli yt në jetë.
    Që do të thotë, ti ke përjetuar herët sjellje të tilla të cilat kanë ndikuar fort te ty, këto sjellje sic thua ti kanë qenë të vazhdueshme, më duket se ka edhe një raport me familjen tënde jo shumë vlerësues dhe jo mbështetës, më duket edhe sikur nuk ke dash të identifikohesh kaq shumë me familjen tënde pasi ndoshta edhe një nga arsyet pse të tjerët mund të kenë parë sic të kanë parë,mund të jetë lidhur me gjendjen e familjes tënde.
    Kam përshtypjen edhe që për të fituar simpatinë e këtyre personave bullizues, që në një lloj forme ka qenë nevoja jote për të zgjidhur problemin që ke patur, ke duruar edhe më shumë, ke përjetuar edhe më me ndjeshmëri, ke ndjerë por edhe ke lexuar cdo gjë si kundra teje, ose nuk ke vendosur kufij sic thua edhe ti në letrën tënde.
    Lexoj dhe perceptoj shumë gjëra në letrën tënde që kanë nevojë të zbërthehen dhe të kuptohen pak më shumë qoftë lidhur me ngjarjet që thua, prespektivën tënde dhe kuptueshmërinë që i është dhënë cdo situate.
    Duket gjithashtu se ka shumë përpjekje nga ty, për të patur arritje, për t’ja dalë në mësime, për të qenë më e mirë dhe kjo është për tu përgëzuar në fakt, por ndërkohë përgjatë jetës tënde ke mësuar që ndoshta të jetosh me besim dhe vlerësim të ulët te vetja jote.
    Kjo ka bërë që ti të formësosh një kuptueshmëri dhe optikë ndaj një bote që nuk është shumë miqësore me ty dhe besoj se natyrshëm ti thua që edhe pse provova kaq shume dhe kalova kaq shumë, tani më tremb jeta dhe ke frikë se kjo s’ka fund. Cka të ka bërë që edhe të izolohesh në vete dhe të evitosh njerëzit. Prandaj të përmenda më lart që më jep ndjesinë e një zhgualli me të cilin ti ecën.
    Situata dhe ngjarje të tilla të përsëritura në jetë, na bëjnë edhe më super të ndjeshëm në bazë të nevojës sonë për tu mbrojtur që ty duket se të është aktivizuar fort. Kjo mund të thotë në disa rastë që me të drejtë ti je super vigjilente ndaj cdo gjëje që mund ta perceptosh kundra teje. Shumë gjëra që mund të ndodhin mund edhe të perceptohen si sulm, agresivitet për të të bërë ty të ndihesh keq. Nuk e di në rast se kjo mund të bëjë të reflektosh pak në lidhje me veten se cfare metri ke marr në dorë tani në cdo rast që dikush ka një koment ndaj teje, bën ose thotë dicka. Nuk e di sa korrekte jam në këtë por dua ta lë ty si reflektim.
    Desha të theksoj dhe dua të kuptosh drejt që nuk dua të justifikoj asnjë sjellje negative dhe bullizuese që personat kanë bërë ndaj teje, të cilat janë shkelje të kufijve, dinjitetit dhe zhvillimit tend. Madje nuk e di se kush të ka ndihmuar gjatë kësaj periudhe apo në raport me cilat persona ke arritur të gjesh mbështetje. Ka patur të tillë? Në rast se po, do ishte mirë të mendoje se cfarë kanë parë këta persona te ty dhe cfarë i ka bërë që të mbështesin? Në rast se jo, mendon se mund të kishe kërkuar mbështetje të disa, ose te ndonjë? Mendon se mund të kishte ndihmuar ose të të ndihmojë edhe sot?
    Gjithashtu kam edhe disa pyetje të tjera për ty:
    A ka persona që mendon se kanë qenë miq të mirë me ty ose mund të kishin qenë përgjatë rrugëtimit tënd? A ka patur persona që të kanë dhënë mirësi dhe sjellje positive? Të kujtohen persona të tillë? Cfarë kanë parë te ty? Nga ana tjetër, cilat janë anët e tua të forta, cilësitë që të bëjnë ty shoqe të mirë me dikë?
    Për ta mbyllur përgjigjen time, unë mendoj se është e nevojshme që ti të flasësh dhe të shprehesh më shumë për gjithë këto gjëra. Kjo do të bëjë të kalosh në kujtime lënduese, por edhe të kuptosh që janë ndërtuar shumë mekanizma dhe perceptime te ty që janë ngurtësuar kanë nevojë të shkrihen dhe të kuptohen në mënyrë që ti të mund të stabilizosh më qetë raporte në të ardhmen dhe mbi të gjitha të restaurosh raportin me veten.
    Kjo është përgjigja ime për ty dhe shpresoj realisht që të ndihmon
    Mbetemi në kontakt për cdo gjë
    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV