ala 01.08.2021
Pershendetje ,u be 3 muaj qe vuaj nga ankthi ,po mundohem shume qe mos te mendoj gjera negative por nuk po kryen pune .
Shpesh kam bllokim koke ,bllokim frymarrje dhe rrahje zemre te shpeshta .
Jam nene e nje femije dhe nuk po mundem te kujdesem per te sic duhet .
Ju lutem me thoni cfare te bej ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
bej psikoterapi do jesh me mir
Pershendetje,
Te falenderojq e na ke kontaktuar. Ankthi eshte gjendje emocionale qe shpesh here dikton pranine e konflikteve te forta psikologjike brenda nesh, ose dikton pranine e pasigurive te medha perball sfidave te ndyrshme me te cilat na ndodh te perballemi ne perditshmerine tone. Fakti qe ti je nje nene e re mund te jete nje nder faktoret qe e ndikon ankthin tek ti pasi nuk eshte aspak rol i thjesht per tu mbajtur dhe te paturit pergjegjesi per nje femije mund te te bej te ndihesh shpesh here e pasigurte. Megjithate une do te doja te dija prej teje me ne detaje natyren e ankthit qe po kalon dhe mbi te gjitha natyren e mendimeve negative qe te mundojne. Thua qe u ben tre muaj qe vuan nga ankthi, cfare ka ndodhur para tre muajsh qe mendon se te ka ndikuar me se shumti? Mirepres pergjigjen tende per te vazhduar biseden ketu ose ne chatin e nukjevetem.al. Te uroj gjithe te mirat.
Perzemersisht,
Dorina