Këshilla/Blog

Eni 04.08.2021

Pershendetje. Doja mendimin e nje eksperti ose eksperiencat e nenave mbi ate qe po me ndodh mua. Vjet ne qershor kam bere nje abort ne javen e 7 per mos zhvillim te bebit. Kam rinis te tentoje per nje shtatzani tjeter ne nentor, duke qene se deri tani ne vere nuk arrita gje vendosa te merrja konsulten e nje mjekeje. Doktoresha me sugjeroje vazhdimin e medikamenteve Ellova dhe Aspirines protect deri ne 3 muaj. 3 jave pas fillimit te medikamenteve, duke qene se pata vonese te ciklit bera 2 teste nje farmacie dhe nje gjaku, te dyja pozitiv. Hcg ne gjak me doli 229,2. Duke qene se isha e vogel prita nje jave perpara se te shkoja te doktoresha. Por gjate kesaj kohe kam pas disa dhimbje te barkut dhe meraku sme la te qendroja me gjate, dje shkova per vizite. Nepermjet ekos vaginale u dallua dhoma e krijuar, por jo embrioni. Doktoresha me tha qe mbase jemi heret dhe duhet te presim dhe 3 jave per nje eko tjeter. Por meraku im sme len. A ka raste te tjera te tilla dhe si ka qene ecuria, vazhdimi?
Shume faleminderit!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Urime per shtatzanine e re dhe mbaresi. E kuptoj ankthin tuaj, shoh perdite pacienete qe kane patur nje histori te ngjashme dhe e perjetojne me shume shqetesim shtatzanine pasardhese. Ne 95 % te rasteve, barra pas nje aborti do shkoje krejt mire. Vetem 5 % te pacienteve mund te kene nje abort te dyte dhe vetem 1-2 % mund te kene 3 ose me shume aborte. Keto thone librat. Realiteti yt eshte vetem I joti. Derisa eshte pare dhoma e barres, ke konfirmuar barren dhe vendodhjen e saj. Duhen edhe te pakten 2 jave te duken rrahjet e zemres se embrionit, qe te sigurohemi qe barra po vazhdon si duhet. Durim dhe mundohu te jesh sa me ee qete. Disa gjera nuk varen nga ty, per fat te keq, as nga mjeku. Nese eshte formuar mire, embrioni do duket e do qetesohesh ne ekon ne vazhdim.

    Mbaresi.
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV