Anila 09.08.2021
Pershendetje! Kam 3-4 muaj qe kam stres. Me vijne mendime te keqija sikur kam semundje sikur do vdes. Ndonjehere kam rrahje zemre. me dhemb stomaku e kam gojen e thate. Dhe mezor flej gjume naten e kam te veshtire. Kam filluar te meditoj te degjoj muzike qetesuese dhe dal jashte ne mbremje. Me shume keto mendime me shfaqen ne mengjes kur zgjohem dhe ne mbremje para se te fle. Ndihem e lodhur veshi i djathte me ben zhurme.Duart me djersiten. Nuk e di do sherohem apo jo. Cfare me keshilloni te bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Ajo qe mund te them lidhur me pyetjen eshte se simptomat qe pershkruan janë “klasike” ne rastet kur emocionet apo mendimet negative nuk kanë një “vend” ku te përpunohen. Kjo con ne nje qark te shkurter midis mendimit dhe reagimit te trupit. Sigurisht qe ka dicka qe të bën te kesh këte gjendje deri diku depresive te shoqeruar me simptoma ankthi. Por kjo dicka te shfaqet ne menyre simbolike si frikë nga vdekja apo semundja. Per ta shkëputur kete qark, mendim negativ-reagim- keputje(njesoj sikur ne fund vdes), per të kuptuar më shumë, duhet qe te flasesh, te ndertosh nje dialog dhe ta degjosh veten, ne menyre qe këto ndjenja negative te mos amplifikohen duke e bere trupin te “dorezohet”. Duhet e kuptosh qe ne nje fare menyre mund te jesh ti qe je “dorezuar” pa e ditur. Per çudi ndodh qe edhe ngjarje teper jodomethenese te perjetohen “me stres”. Cfare ka ndodhur para 4 muajsh? Ky stres mund te lidhet me diçka qe ty te vjen ndermend? Mund te komunikojme ne vazhdim ose te vish ne chat.
Gjithe te mirat.
Sokoli
Pershendetje! Para 4 muajve nje i afermi im nuk ishte mire dhe po ne ate kohe mora vesh qe dikush qe njihja kishte nderruar jete dhe qe atehere ka filluar kjo gje. Keto dite kam qene shume me mire. Vetem pak probleme me stomakun dhe tharjen e gojes kam pasur. Kam bere vizita dhe doktoret me kane thene e ke nga ankthi dhe me kane thene qe te shkoj te nje psikolog.