Këshilla/Blog

HELLO 09.08.2021

Pershendetje kam nje problem qe spo di si tha zgjidh . Shpeshhere prekm shume nga kritikat e te tjereve dhe nuk fle gjum nuk ha dot ushqim dhe jam fiksuar shume mas filmave . Dhe per dicka qe sarrij ta zgjith dot filloj te me dhemb zemra veshtiresi ne frymemarrje. Me pas pasi kaloj kto simptoma keputem fare dhe nuk mundem dhe te ngre doren.. kputem komplet. UROJ TE JENI MIRE ❤

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Nga pershkrimi jot kuptoj se ke adoptuar nje pozicion pasiv ndaj “të përditshmes” tende, ne kuptimin qe ndërveprimi me të tjerët, apo problemet objektive thjesht perjetohen. Duke qene se trupi eshte edhe mbartësi primar I ketyre emocioneve negative sigurisht që “reagimin” e vetem e jep ai. Një mbartes tjeter qe e vuan kete pozicion pasiviteti eshte “uni” jot, perfaqesuar ne kete rast nga vetvleresimi. Filmat qe sheh jane nje lloj “hipnotizimi” qe I ven vetes ne menyre qe te mos dalesh nga kjo gjendje mosreagimi dhe te mos mendosh per ato qe ndodhin gjate dites. Ceshtja eshte te kuptojme cfare te shtyn te biesh ne kete pasivitet? Nje pergjigje e mundshme eshte qe nuk mundesh ndryshe dhe jo se nuk do te reagosh. Por gjithsesi do te doja te hulumtoje pikerisht lidhur edhe me kete pamundesi per te reaguar, ndoshta mund te gjejme diçka ne vazhdim per te kuptuar me mire dinamikat e ketij nderveprimi te njeanshëm qe ti ke me te tjeret rreth teje. Me shkruaj.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV