Këshilla/Blog

Linda 19.08.2021

Pershendetje, kam rreth dy vite qe perballem me ankthin, nisi nga disa atake paniku te vogla qe nuk i kushtoja shume vemendje deri nje dite qe ishte nja atak paniku qe me tronditi dhe nga ajo dite rreth tre muaj nuk
Kam dalur nga shtepia vetem
Qdo nat qe shkoja ne emergjence vetem shpi spital, me benin analizat qdo gje delte mire secili mjek me thonte qe po vuan nga ankthi, nuk mundesha as te qohesha nga krevati pasi koka ime ishe nje lemsh me dukej qe do me binte te fiket, trullosje koke me dukej qe nuk e mbaja ekuilibrin, djersisja ose kosha ftohte keputje trupore, mora disa ilaqe dhe u bera me mire koh pas kohe kisha sheqtesime por i menagjoja. Duke e bindur veten qe skam asgje fizike, mendime rreth vdekjes e pa lumtur me nje fjale, edhe sot e kesaj dite nuk jam
Siq kam qen edhe pse deshira me e madhe ne jet eshte te jem siq isha pa nje barr kaq te madhe ne kok si do dal vetem nuk do jem mire, ilaqet u ben disa muaj qe i lash, tani per momentin jam jasht vendit erdha e shoqeruar me prinderit por kthimin pas 3 ditesh do e bej vetem dhe gjendja ime eshte kthyer si ne fillim kam nje pesh te rend ne kok qe me duket qe smund ti hap as syt, me duket qe kur ec gjdo gje ec para meje,

Faleminderit paraprakisht

  1. Tina says:

    Pershendetje dhe un jam ne nje gjendje shum te rend kam mendime t kqia skam vullnet per jet zgjohem nga gjumi jo e pushushme por e keputur koka me eshte rendu sdii ti ta them me merren mend shum sun penqendrohem kerkujt kam frikk shumm pee gjithqka a e keni dhe ju marramendjee ngarkes nkok qe te duket sikur koka e huj e keputur jam skam forc skam vyllnet ju lutem kush eshte keshtu tregoni si e kaloni, aju dhemb koka mbrapa

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    E kuptoj sa të vështirë e ke të përballesh me këtë gjendje.

    Më vjen mirë që je trajtuar dhe që ke marrë mjekim për ta trajtuar ankthin. Nga letra jote kuptoj se e ka kaluar disi atë gjendjen e vështirë të fillimisht – besoj mjekimi ka bërë efektin e vet dhe përpjekjet e tua, gjithashtu.

    Ankthi është një sinjal i fortë që përjetohet në trup dhe në mendje dhe zakonisht fillon pas një ngjarjeje të fortë negative tronditëse (me raste menjëherë, me raste të tjera kohë pas ngjarjes). Truri dhe trupi në momentin kur ndodh diçka që normalisht nuk duhej të ndodhte (një ndarje p.sh.) reagojnë me “alarm”. Ankthi është një alarm i brendshëm që ndizet për të të dhënë mesazhin që diçka nuk po shkon dhe duhet trajtuar. Nëse nuk trajtohet ai vazhdon të rrijë ndezur pavarësisht kohës që kalon.
    Dy metodat kryesore për ta “fikur” këtë alarm fizik dhe psikologjik janë terapia me barna dhe terapia psikologjike.
    Në letër thua se ilaçet prej disa muajsh i le; nuk e kam të qartë nëse i le vetë apo me rekomandimin e mjekut. Uroj fort që të mos i kesh ndërprerë vetë dhe nëse ke vepruar kështu, të shkosh e të konsultohesh përsëri me mjekun.
    Pas konsultës me mjekun të këshilloj të flasësh me një psikolog/ terapist dhe t’i japësh vetes pak kohë për të punuar në terapi në mënyrë që të përballosh gjithë shqetësimet që po përjeton tani.

    Mendoj që trajtimi yt nuk ka përfunduar, duhet vazhduar me durim dhe kurajë, në mënyrë që të fitosh ekuilibrin që kërkon dhe të ecësh ti përpara.

    Të përshëndes,

    Lediona Braho

    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV