Itregir 19.08.2021
Pershendetje. A ekziston frika e te mos qenurit i dashur e te mos arrish te duash te tjeret ne menyre normale ? E ne qofte se po cfare pasojash sjell e si ndikon ne jeten psikologjike te njeriut? Kjo po me ndodh mua.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit qe ndave shqetesimin tend me ne. Se pari me lejo te te them se emocioni i frikes eshte normal per cdo njeri, pavarsisht burimit te saj. Lejo te kesh frike, pranoje dhe e rendesishtme eshte te kuptosh sa reale eshte kjo frike. Do doja te dija pak me shume ne lidhje me ate qe shkruan. “Te mos arrish te duash te tjeret ne menyre normale” cfare do te thote kjo? Ka nje normalitet ne menyren e te dashurit dikujt? Njerezit duan ne menyra te ndryshme. Dashuria perjetohet ndryshe tek te gjithe, pavarsisht se kujt i drejtohet. Jo te gjithe i duam njesoj. Perseri jo te gjitheve ua shprehim njesoj dashurine. Kjo eshte normale. Kur je ndjere ti se nuk je i/e dashur per te tjeret? Ne cfare situate bazohesh dhe ndaj kujt kryesisht? Cfare te ben ty te mendosh se ti nuk je mjaftueshem i/e dashur? Nese bazohesh ne situata me njerez te ndryshem, cfare mendon ti per veten tende ne lidhje me te qenurit e dashur? Ndonjehere, fillojme e besojme ate qe te tjeret thone per ne dhe e bejme si fakt te kryer. Vlen te theksohet se frika apo dashuria jane emocione, perjetohen, pranohen dhe shprehen ndryshe. Uroj te te kem ndihmuar sado pak. Nderkohe ndihu i lire te na rishkruash ne lidhje me pyetjet me larte ose ceshtjet qe te shqetesojne. Gjithe te mirat!