Këshilla/Blog

anonim555 19.08.2021

prsh,kam disa prb me OCD,shum gjera i kam pas te pakten ktu e 4 vite por para nji viti e mora vesh qe ishte OCD duke par dhe simptomat.Kam mendime shum te cuditshme dhe gjera qe sdua ti mendoj cfar mund te bej dicka realisht me duket sikur me iken situata nga kontrolli kam frik se mos cmendem dhe bej disa levizje te vogla me duar qe ishte tourettic OCD, sdua ti bej ama me vjen ti bej dhe si mbaj dot ose ne rast kur e harroj per mom por rikthehen prap e kam provuar per disa koh ti shmang po skam mund.ju lutem me jepni nje zgjidhje

  1. Ana Troka says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe e ndave shqetesimin tend me ne. Mendimet janë rezultati i ndërthurjes së botëkuptimit tonë të brendshëm, si dhe ngjarjeve që
    ndodhin jashtë nesh.
    Në letrën tende je shprehur se ke 4 vite që je e preukopuar me mendimet e padëshiruara të cilat
    shoqërohen me levizjen e duarve. Për të kuptuar më mirë gjendjen tende, është e rëndësishme të
    kuptojmë se cilat përjetime ose ngjarje në jetën tende kanë nxitur këto shqetësime. Po ashtu,
    është e rëndësishme që të kuptojmë se cilat janë rrethanat aktuale që ruajnë vazhdimësinë e tyre.
    Për këtë arsye, konsultimi me një psikoterapist/e mund të ndihmoj për të eksploruar gjendjen
    tende më në thëllësi. Në këtë mënyrë, mund të përpiqemi që gjejmë një kuptim për mënyrën si
    po ndihesh dhe të shohim se çfarë mund të të ndihmojë që ta tejkalosh këtë gjendje konfuzioni.
    Një aletrnativë tjetër e vlefshme për ty mundet të jetë edhe këshillimi profesional në chat, ku
    mundesh të shpjegosh me detaje dhe të komunikosh në mënyrë të menjëhersme me profesionistë
    të kualifikuar për të të ndihmuar.
    Gjithë të mirat!
    Ana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV