Desi 25.08.2021
Pershendetje! Ka 3 muaj qe kam mendime shum negative qe as nuk i duroj, sa mbyll syt me vijn filma te shkurter qe mendja mi prodhon pa deshiren time. Kam te gjitha simptomat e ankthit dhe depresionit fizike dhe mendore. Kam dhe atak paniku. Them se do cmendem ose se do turperohem para njerzve mos ndoshta ju bej ndonje veprim. Kam mendime shum te flliqura, mardhenje seksuale . Cdo gje qe shoh them jam un, shoh ndonje lezbike them me vete ndoshta kam dhe un por ne fakt jam e fejuar me 5 vite lidhje. Idiotsira pa fund.
Ju lutem ndokush te me ndihmoj ??.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Jane thjesht mendime qe kur i shikon nga kendveshtrimi yt te sjellin merzitje dhe me pas merzitja te sjell frike. Kjo gje eshte krejt normale, ti thjesht merzitesh nga frika e ketyre mendimeve. Te sygjeroj qe cdo gje qe te rrethon e cdo gje qe degjon ta trajtosh si dicka qe eshte pjese e ksaj bote pa ju friksuar, nese shikon dy lezbike mos iu kundervij me frik, urrejtje, ose me cdo lloj emocioni tjeter, thjesht emertoji si pjese te kesaj bote dhe ndjehu e lumtur qe kjo bote ka shume ngjyra ne te cilat ne mund te zgjedhim cfare te duam pa na detytyruar askush, pa na friksuar askush. Ne kemi ne dore te drejtojme emocionet tona por edhe mendimet tona, ne kemi ne dore te bejm ate qe eshte me e mira per ne dhe familjen por per ta ber kete as gje nuk duhet te na friksoj. E persa u peket ketyre mendimeve ato vijne, menyra se si e ke spiegur tregon nje mendje te shendetshme plot seder e dinjitet, sikur te gjithe te ishin keshtu, por nga ana tjeter jane disa mendime fare te vogla qe te sjellin deshperim. Te sygjeroj sa me shume aktivitete familjare, fizike, sporte dhe te qeshura me miq te mire, nuk duhet as gje tjeter.
Pershëndetje. Nga letra qe ke shkruar mund te them se ndoshta do te ishte me mire sikur te vije ne chat ne faqen nukjevetem qe te kemi nje komunikim me interaktiv se ne leter. Për te kuptuar dicka me shume do te ishte me interes te dinim nese ka ndodhur diçka para 3 muajsh qe te kane filluar keto mendime negative, si shkon lidhja jote me te fejuarin, cfare permbajtje kane mendimet lidhur me marredhniet seksuale, a ke pasur ndonjehere ndonje histori ne te kaluaren qe mund te jete domethenese per keto “filma” apo “idiotësira pa fund”. Duket sikur pyetja qe I ben vetes, ne kuptimin figurativ, eshte “kush jam unë” dhe kjo pyetje sikur nuk merr pergjigje por te shkakton akoma dhe me shume konfuzion. kjo sjell si pasoje edhe ankthin dhe atakun e panikut apo shenjat depresive qe pershkruan. Mund te lexosh ne keto qe pershkruan nje dehsire per te kaluar nje kufi, por qe perkthehet ne frike me pas. Prandaj mos nguro por hyr ne chat me nje nga ekspertet e faqes qe te tregosh dicka me shume per veten dhe shqetesimin tend.
Gjithe te mirat,
Sokoli