Fuli 07.09.2021
Kam nje problem nuk di si tja beje, me duhet ndihme…kam problem me adaptimin ne vendin e punes, kam fobie sociale nga njerzit qe punojne me mua sidomos ata qe nuk i njoh, dhe keshtu me kap stres, panik edhe iki nga puna, me se shumti dy dite zgjate puna ime. Une mundem te punoj por vetem me nje te aferm timin, kusheri, shok i ngushte…nuk e di si ta largoj ket problem, ju lutem me keshilloni cfar te beje. Flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Ti e ke quajtur problemin tënd “fobi sociale” dhe nëse bëhet fjalë për një shqetësim të tillë, do të të sugjeroja që të takoje një psikolog ose psikoterapist për ta trajtuar atë.
Fobia sociale, si të gjitha fobitë e tjera, është një frikë e madhe në situata që përfshijnë njerëz dhe ndërveprime me ta. Ajo të pengon të bësh aktivitetet (përfshirë punën) e jetës së përditshme. Për këtë arsye, është e nevojshme të trajtohet me specialist. Duke e trajtuar fobinë, do të fitosh aftësinë për t’u ndjerë rehat dhe për t’u përfshirë në situata sociale, në punë etj. Nuk do kesh më nevojë t’i shmangësh ato apo të ndiesh ankth apo turp.
Uroj ta marrësh ndihmën që të nevojitet dhe të bësh një jetë ashtu siç ti e dëshiron, pa fobi sociale.
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe