Lindushja 21.09.2021
pershendetje jam qe tri vite e gjysme me ankth jam me terapi te neuropsikiatrit escalitopram 19 mg vetem gjysme ne mengjes por tash problemin me te madhin po e kam me lukth bark dhe koka simptomat tjera i tejkaloj ama keto po me mundojn shum jan nga ankthi apo
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
mos u shqetso
Përshëndetje,
Ankthi është një gjendje emocionale që shoqërohet nga simptoma fizike. Të tilla janë edhe dhimbja e barkut dhe kokës. Në letër thua që po trajtohesh për ankthin, ndaj të sugjeroj që të flasësh me mjekun psikiatër për atë që po ndien në bark dhe në kokë.
Ne e dimë se mjekimi ndihmon në uljen e simptomave të ankthit dhe përmirësimin e gjendjes, por nuk mjafton për ta eliminuar plotësisht atë. Prandaj shpesh rekomandojmë një terapi psikologjike pas ose gjatë mjekimit.
Në kushte shtëpie, mund të bësh ushtrime që ndihmojnë në pakësimin e ankthit dhe qetësimin e dhimbjes. Provo ushtrime të ndryshme relaksimi (përmes frymëmarrjes dhe muskujve) të cilat do të të ndihmojnë të qetësosh sistemin nervor dhe rrjedhimisht, organet e trupit. Duke praktikuar psh meditim dhe frymëmarrje, edhe dhimbja e kokës qetësohet. E barkut po ashtu. Përsa i përket barkut, të sugjeroj të bësh kujdes edhe me dietën ushqimore (të shmangësh ushqime të caktuara dhe të përdorësh ushqime të shëndetshme).
Menaxhimi i stresit dhe ankthit duhet të jetë pjesë e përditshme e jetës tënde. Bëje pjesë të rutinës!
Duke uruar një shërim sa më të shpejtë për ty,
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe