Keli 21.09.2021
Pershendetje,
Kam nje jave qe ngjyra e kuqe me fut ne ankth dhe me bezdis sa here qe e shoh,sepse me kujton dicka qe e kam frike.Kam frike se ky fiksim me gjyren e kuqe do m mbetet ter jeten sa her qe do e shoh.Ju lutem m ndihmoni me ndonje zgjidhje.
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Uroj qe kjo leter te te gjeje mire! Ndodh shpesh qe objekte/ ngjyra na frikesojne sepse ne fakt ato na kujtojne nje ngjarje te pa kendshme te jetes sone. Ne thelb ngjyra e kuqe nuk eshte frika jote (cfare e keqe mund te vij nga nje objekt me ngjyre te kuqe?), por vete ngjarja/ situata qe te kujtohet dhe e lidh me kete ngjyre. Pra, duhet te punohet me ngjarjen qe ti i frikesohesh, nderkohe dhe ne leter e specifikon shume mire “me kujton dicka qe e kam frike”. Cilat jane mendimet e tua pasi sheh dicka te kuqe? Cfare te kujton kjo ngjyre? Si te ben te ndihesh? Identifiko mendimet dhe emocionet ne lidhje me ngjyren e kuqe dhe ne lidhje me situaten qe te kujton.
Nje ngjarje ne te shkuaren mund te te sjelle ndjesi/ emocione ne te tashmen. E rendesishme eshte te kutosh se sa reale jane keto mendime. Psh. Sa rrezik real ke ti ne momentin qe sheh dicka me ngjyre te kuqe? Cfare te keqe mund te sjell tek ty ne te tashmen? Puno me keto mendime dhe njekohesisht te sugjeroj te perballesh sa me shume me kete ngjyre dhe ngadale ti kupton se nuk ke rrezik real nga kjo ngjyre. Keshtu fillon dhe tensioni i emocioneve te tua (frika). Perballu duke pare foto, video ose duke ngjyrosur me kete ngjyre. Mund te duket e veshtire fillimisht, por fillo me gjera te vogla, duke i pare shume pak sekonda deri ne disa minuta. Ushtrohu ne kete menyre derisa te kuptosh qe frika nga kjo ngjyre eshte jo reale. Te ftoj te me shkruash per pyetjet me larte ose per cdo shqetesim tendin.
Gjithe te mirat!
Pershendetje un mbas lindjes se djalit kurr se kam dasht ngjyren e kuqe deri tasht qemi ka ba djali 2 vjet un a s nuk veshi kuq as nuk bej buzet e kuqe as hiq ekam frik edhe un se Di pse ndoshta qe pash gjak ne spital se Di she e vetme