Antigona 27.09.2021
Pershendetje kam nje pytje reth shtatzanis ka nje vite qe kam pasur nje abort spontan ne muajin e pare
tani jam prap shtatzene ne mujin e 4 por me shqetson sepse analizat e Serologjia e toksoplazmozës qe dy here qe beje analizat me delin negative IgG negative dhe IgM negative a ka gjasa te mdryshoj nese po si mundet te ndryshoj kjo dhe mundem tani te kem qfare aborti apo te demtoj beben
Faleminderit per mirkuptim
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Nuk jam e sigurt nese e kuptova mire pyetjen tuaj. Aborti spontan ne muajin e pare nuk ka lidhje me toxoplazmen, pasi ju nuk e keni kaluar asnjehere kete infeksion. Aktualisht, vazhdoni qe te mos keni rene ne kontakt me toksoplazmen dhe nuk keni antitrupa mbrojtes ndaj saj. Keshtu qe jam e bindur qe mjeku juaj qe po ndjek shtatzanine ju ka dhene keshillimin perkates se cfre duhet te keni kujdes qe te mos e kaloni gjate barres (si psh: te shmangni mishin krudo ose me gjak, te pazier mire, te lani mire duart dhe ushqimet qe hahen te pagatuara si sallatat apo frutat, te shmangni macet, te mos punoni dheun pa doreza ne kopeshtin prane shtepise apo ne vazot e luleve etj). Edhe nese e kaloni gjate barres, eshte shume e rendesishme qe nuk ka ndodhur nr tremujorin e pare. Sa me shume rritet bebi, aq me pak dem I ben infeksioni.
Ju shkofte mbare.
Elinda