Këshilla/Blog

Lexuese 04.10.2021

Jam e diplomuar tani, por gjatë diplomimit kam pasur situata depresioni, prandaj shtyva provimet. Ndihem e paaftë po të rri pa punë në shtëpi. Më zë ankthi.
Kam turp që nuk kam mundësi të punoj lloj lloj punësh. Dikur punova po nuk më eci se nuk ishte në përputhje me aftësitë e mia. Nuk di si ta zgjidh këtë situatë.

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne. Ankthi që po përjetoni ngjan si një ankth i shkaktuar nga ajo se çfarë ju “duhet” të ishit/të kishit mundësi të bënit dhe ajo që ju “mund” të bëni aktualisht. Ngjan vërtetë më shumë si një ndjenjë faji që nuk arrini atë performancën ose standardin që ju kërkohet. Si fillim, mund të reflektoni për standardet që i keni vendosur vetes për atë që duhet dhe nuk duhet të bëni. Gjithashtu, nuk jam e sigurt në ç’mënyrë ka ndikuar përvoja e parë jo e mirë me punësimin në shmangien që keni tani. Po në lidhje me punësimin për profesionin tuaj, a keni të njëjtin ankth/vështirësi? Si e kaloni ditën tuaj në shtëpi? Qëllimi i këtyre pyetjeve është që të reflektoni se çfarë ju shkakton/ka shkaktuar ankth, por edhe për të kuptuar se jo të gjithë njerëzit që qëndrojnë në shtëpi janë të paaftë (shtëpia ka plot punë për të bërë).

    Do ju sugjeroja të shkruani në chat – in e kësaj faqeje për të bërë një seancë më interaktive në lidhje me çfarë po shkruani.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV