Këshilla/Blog

Ankth a cfare ?! 23.10.2021

Pershendetje shume respekte per ju , Dhe do doja nje mendim nga ju profesionistet dhe ata qe e perjetojne apo e kane perjtuar te njejten qe si une tani ne lidhje me historine time , Jam nje 29 Vjecar , Kam nje problem qe nuk i jap dot shpjegim dhe do doja nje mendim nga ju , Me mpihet irahu i djathte dhe kemba e djathte njekoheisht ndonjere kjo mpirje me kalon dhe gati deri tek qafa ana e djathte gjithmone , Sidomos ne mengjes sapo zgjohem , Pastaj mbas kafes fillon qetesohem dhe mbazdite reth ores 5-6 me rikthehet me shume serisht kjo gje kemba e djathte si e mpire si ta shpjegoj si drru sikur nuk e komandoj une sikur nuk eshte e imja , Po bej pothuaj 3 vjet me kete gje , Ne nje situate te sikletshme aoo emocionale te forte me mpihet totalisht dhe me bllokohet frymarja psh me mpihet komplet dora e djathte se komandoj dot , Kam kaluar 2 here dhe atak panic para 2 vitesh por sme ka ndodhur me , Cfare me sygjeroni ? Flm nese do keni kohe te me pergiigjesh Shume Faleminderit????????????????????

  1. ankth says:

    Jsm i njejti si ty

  2. Ankth a cfare says:

    Si ke vepruar ? Ke bere gje vizita ? A pi dicka ? Cfare te kane thene ?! Shpresoj te ndihmojm njeri tjetrin ????????

  3. ankth says:

    Asgje skam bere thjesht vuaj me mpihen duart sikur sjan te miat me trego si te kontaktojme

  4. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Mpirja e gjymtyrëve mund të lidhet me një problem neurologjik por mund të jetë dhe një shqetësim që vjen nga somatizimi i problemeve emocionale. Për shembull, nëse nuk duam që të bëjmë diçka me duart tona ose nëse duam shumë që të bëjmë diçka me ato (por nuk lejohet) mund të ndodhë që të përjetojmë mpirje. Gjithsesi, do ju sugjeroja që të bënit një vizitë në një neurolog dhe nëqoftëse nuk rezulton një arsye shëndetësore, atëherë është mirë që të diskutoni me një psikoterapist.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV