E perhumbura 23.10.2021
Pershendetje. Nuk dij nga tja nis por here-here keto shqetesime me privojne te bej nje jete normale. Heren e fundit e perjetova para 6 javesh (por me te renda se me pare) duke patur marrje mendsh, sikur me shtynte dikush, qaja shume, me mpiheshin krahet dhe kembet, mu mpi buza dhe pjesa e siperme me pulsonte, pata ritmi te larta zemre rreth 104 dhe tensioni me shkoi 8 i gjakut dhe 7 i zemres, bllokim ne frymarrje, dhimbje ne kraharor, per nje moment mu duk sikur shikimi me levizte, zhurm ne vesh dhe koke dhe mendime se gjithcka po shkonte drejt fundit por ajo qe me torturonte me teper ishte se cfare kam? Mbase jam e semure? Mbase po vdes? Ect ect
Mbase origjina e ankthit tim ka nisur heret, teksa jam rritur me figuren e vuajtjeve te tejskajshme te mamit tim, te varferise se madhe deri para pak viteve (here here nuk kishim as per te ngrene), kam pare shpeshhere tim ate qe vinte i pire cdo dite (ose dy here ne dite) dhe frika se do kishim sherr apo dhune nga momenti ne moment me mbante pesh. Kam te fiksuara disa raste ku strukesha tek mami se mendoja se teksa me shihte mua im ate nuk do te mund ta rrihte ate. Mbaj mend qe ka dhunuar time moter, dhe mua ndonese une isha me e vogel. Ne mendjen time ka shume momente qe sado mundohem ti fshij dhe sa here i mendoj behem ekstrem keq dhe e vetmja cfare dua ne ato momente eshte te perqafoj mamin tim dhe ti tregoj qe ajo eshte gjithcka dua ne kete jete. Im ate ka vite qe nuk pi me por ndonese vitet kane kaluar dhe sot teksa flas jam rreth tek te 30-tave por teksa kthej mendimet e mija rendis disa gjera te cudtishme qe mbase dikur me dukeshin normale, si psh: numroja veprimet qe beja, kam patur nje rregull te tepruar ne rregullimin e krevatit apo rrobave ne dollap, kam patur dhe kam nje higjiene te tepruar ne trupin tim (ku sot dhe pas covidit i laj duart mbi 8 here perpara se te haj buke, i bej tere kohes me alkool dhe nese shoh ndonje shenje te vogel ne dore apo trup filloj dhe haludoj se mos mbase jam infektuar me dicka dhe keto mendime mund te perseriten rishtazi gjate gjithe dites rreth 1 jave, por gjithmone nje fiksim i imi mbaron pasi une te jem fiksuar ne nje tjeter gje), dikur kam tentuar te vras dhe veten, kam qene rreth 8 vjec teksa desh me iku gjuha nga frika e sherrit qe po behej ne shtepi…
Kam qene e qeshur nga mosha 22 deri 24 vjec dhe nuk mendoja shume. Pjesen tjeter e kam te fiksuar veten te rrethuar ndaj frikerave, loteve (pasi qaja shume), krijoja histori ne mendje teksa degjoja muzik ku gjithmone ime me eshte aty me vuajtjet qe jeta i solli. Sot dhe nese jam ne ndonje vend duke qeshur, nese mami me vjen ne mendje une qaj dhe zhytem tek fakti se si ajo nuk arriti ti shijonte vitet e saj. Zhytem ne faktin po sikur te mos e kem me (pasi nuk e perceptoj qe nje moment sdo e kem me…)
Vjet ne mars gjej tim ate te shtrir ne toke pasi mendohet se pesoj ishemi cerebrale (nder te tjera ai eshte me ilace pasi 14 vite me pare persoj atak kardiak dhe nga ketu mu rikthye makthi dhe mendimet e frikes se mund te me vdesi njeri prind apo tjetri ku me ben qe te krijoj frikera e te mos jetoj te tashmen duke i krijuar vetes shume ankth dhe siptomat qe permenda me siper). Gjithashtu mamin e kam te semur dhe ne cdo moment jetoj me frike, gjithmone eshte dicka per ti krijuar vetes mendime te cilat spo mundem ti kontrolloj dot.
Tani nuk jetoj me to kam ikur jasht, por kam ardhur per pushime dhe frika se mos mbase infektohen me covid (dhe pse ruhen e jane te vaksinuar) me ben te mos i shijoj keto dite qe mezi i kisha pritur. E shoh qe jam bere e bezdisshme per njerezit qe me rrethojne sepse sjelljet e mija jane obsesive duke ju kerkuar qe te jene te kujdesshem, nuk ju kerkuar mos te bejne gjera specifike sepse mund te me infektoni mamin e babin dhe nuk po takoj asnje pikerisht per kete arsye. Ne cdo moment e shoh veten qe nuk ndjehem mire sepse kur fiksoj nje mendim dhe e ngarkoj veten shume me krijojet nje lemsh ne kraharor dhe me duket sikur krahet nuk i ndjej me dhe keshtu nis cdo gje nga fillimi.
Para 6 javesh qe me ndodhi u fiksova se isha e semur dhe pasi bera analizat konstatova qe nuk kisha asgje por siptomat vazhdonin aty. Mjeku me dha hekur dhe vitamina te cilat te me ndihmonin mbi gjendjen e ankthit pasi mungesa e hekurit dhe vitaminave B do me ndihmonin.
Por kam filluar te mendoj qe nje psikolog do te ishte me mire… apo?
Teksa ndodhesha ne ate gjendje ku per dite te tera mendimi qe jam e semure po me mposhte, netet pa gjume (pasi per 6 jave kam jetuar thjesht me 2 ore gjume ne 24h te cilat i beja ose ne mengjes ose ne makine kur i fejuari me shetiste qe te qetesohesha…) i kam kaluar duke lexuar eksperiencat qe ju ndani ne lidhje me ankthin dhe i thoja vetes nuk je vetem… mesa duket si ti ka shume…
Ju faleminderit!
P.s: jam person i cili kerkoj ne google per cdo shqetesim apo siptome te semundjeve te ndryshme dhe kjo me zhyt me teper ne humneren e mendimeve te mija… me mungon ajo qe isha dhe jo ajo qe jam kthyer keto 2-3 vitet e fundit… dua te jetoj serish dhe te mos lejoj mendimet e mija qe te jetojne jeten qe une nuk po e dua me…
Sigurisht historia ime ka shume shume detaje te cilat mbase kane ndikuar ne ate qe sot jam… nese dikush gjen fajin tek tjetri per gjera te caktuara une jam ajo qe gjithmone e kerkoj fajin tek vetja dhe e vetmja gje qe me ben te largojem disi nga kjo gjendje eshte besimi qe kam ne te Madhin Zot.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Duke kërkuar ndjesë për vonesën në leximin e letrës dhe në kthimin e përgjigjes, më lejo të të përgëzoj për guximin për t’i ndarë me detaje shqetësimet e tua dhe disa kujtime e ngjarje të jetës tënde.
Më vjen shumë keq për gjërat e vështira që ke kaluar. E ndiej në çdo rresht të letrës tënde trishtimin, frikën dhe tmerrin që ke përjetuar në momente të ndryshme të jetës tënde, që e vogël. Faktikisht (edhe ti e thua në fund të letrës) ngjarjet e dhimbshme mund ta dobësojnë njeriun. Për rrjedhojë, mund të vijë një kohë kur këto ngjarje duhen “hapur” për t’i punuar, p.sh., në terapi, në mënyrë që emocionet e forta dhe shqetësimet e lidhura me to, të gjejnë kanale shkarkimi të përshtatshme e mbi to, të ndërtohen fuqi të reja mendore dhe emocionale.
Unë do të të sugjeroja fort që të takoje një terapist. Do ishte shumë ndihmuese për ty. E më tutje, një konsultë me mjek psikiatër (më së shumti, për arsye të mungesës së gjumit e simptomave që janë bërë shumë të forta 6 javët e fundit). Ky do ishte një hap shumë shumë i rëndësishëm në këtë moment të jetës tënde, pasi nga përvoja di që këto gjendje nuk kalohen vetëm. As vetëm me fjalë, shpeshherë, por duan njëfarë mjekimi mbështetës, derisa gjendja emocionale dhe fiziologjike të stabilizohet, gjumi të përmirësohet dhe ti të ndihesh më e qetë së brendshmi. Paralel mund të bësh edhe psikoterapi.
Ndërkohë mund të na shkruash përsëri, ose të përdorësh shërbimin pa pagesë të chat-it që kemi në faqe, për të folur më tej me një psikolog/psikoterapist online, që e gjen sipas orareve të vendosura në faqe.
Unë besoj fort, me fuqinë që ke brenda vetes dhe të cilën e ndiej në letrën tënde, se do t’i japësh vetes një mundësi për ta marrë ndihmën profesionale dhe gjithë mbështetjen që të nevojitet për t’u trajtuar e për t’u ndjerë e shëruar, e rritur dhe më e fortë për të përballuar sfidat e mëtejshme të jetës. Uroj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigjeje.
Të përshëndes e të uroj vetëm të mira,
Lediona Braho
Psikologe