Këshilla/Blog

2105 29.10.2021

Pershendetje
Qe prej dites kur mesova se nje njohura ime perafersisht moshes time ka nderruar jete , nisa te kem ankth
Me ka ndodhur dy dite e para pas lajmit jam cuar e frikesuar dhe me merrej fryma
Qe prej lajmit kam frik te fle vetem
Perpiqem por nuk mundem
Vetem me nje person ne dhome mundem te fle
Sa here tentoj te fle me kap nje gjendje ankthi qe nuk e di si ta shpjegoj
Ju lutem me ndihmoni pasi kjo situate po ndikon ne perditshmerine time
Faleminderit

  1. Gesa says:

    Kam dhe une pak a shum shqetesim te njejt si personi qe ka bere pyetjen

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Nje gjendje e tille, pas humbjes nga jeta te dikujt, eshte e kuptueshme. Fillon dhe behet e veshtire ne momentin qe gjendja e ankthit zgjat ne kohe dhe ndikon ne perditshmerine tende. Identifiko situatat qe te shkaktojne ankth. Ne ate qe ti shkruan, specifikon se gjendja e ankthit te ndodh para se te flesh. Cilat jane mendimet e tua para se te te kap ankthi? Cilat jane emocionet qe shoqerojne keto mendime? Po simptomat fizike? Sa reale ose te bazuara ne fakte/ ngjarje te verteta jane keto mendime? Mundohu ti identifikosh sesi mendimet e tua ndikojne ne gjendjen emocionale. Shume persona mund te jene te shqetesuar vetem prej mendimeve negative, kur ne fakt nuk ekziston ndonje kercenim real. Perpiqu te jesh e vetedijshme se si cikli i mendimeve negative te shkakton perjetimin emocioneve te tilla.
    Te sugjeroj te flasesh sa me shume me njerezit qe i ndjen te afert. Tregohu mbi mendimet dhe emocionet e tua ne lidhje me situatat ankthioze, kryesisht mbi humbjen e te afermes tende dhe se si kjo ka ndikuar tek ty. Ne momentin qe ndihesh ne ankth fokusohu ne te tashmen, te shqisat e tua (ne ate qe sheh, degjon, prek apo shijon dhe nuhat). Perpiqu te marresh fryme thelle dhe ngadale. Po ashtu ta nxjerresh frymen ngadale, deri sa te kuptosh qe frymemarrja jote eshte kthyer ne nje ritem normal. Keto jane disa teknika qetesuese ne momentet ankthioze, nderkohe nese ve re se kjo situate eshte duke u bere akoma dhe me e veshtire per ty, shkruaj ne chatin e faqes ose kerko ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, qofte psikolog dhe/ose psikiater. Ndihu e lire te me rishkruash perseri ne lidhje me pyetjet e mesiperme apo ajo qe te shqeteson ty.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV