Keli 01.11.2021
Pershendetje!
Kam 4 muaj qe jam me ankth nga disa medime t frikshme.Te verteten e ketyre mendimeve e kam gjetur dhe jam m i lehtsuar.Por prap kur i mendoj mund t ndihem i friksuar dhe mendoj serisht.
Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Psh i dashur.Edhe une njesoj si ju jam A ke munsesi te shkruash cfare mendimesh ke se kshtu e ndihmojne njeri tjetrin pres pergjigje nga ju te lutem dhe te uroj qe te kaloj sa me pare se te kuptoj sh mire se e vuaj edhe une menyren se si mendoj
Pershendetje!
Me vjen keq per situaten qe po kalon prej kater muajve. Eshte normale te ndihesh i frikesuar ne momentin qe mendon dicka negative. Mendimet negative ndikojne ne perjetimin e emocioneve si frike, shqetesim apo gjendje ankthi. Do te ftoja te ishe i vetedijshem ne lidhje me keto mendime dhe burimin e tyre. Ti thua se te verteten e ketyre mendimeve e ke gjetur, edhe pse kjo te ka lehtesuar, perseri ndihesh i frikesuar kur i mendon. Identifikimi i situatave ankthioze (sidomos kur te ka ndodhur per here te pare) eshte nje hap i rendesishem per te punuar me perjetimin e ankthit. Cfare mendon ne ato momente? Cilat jane emocionet dhe simptomat fizike qe ti perjeton ne ato momente? Vi re se si mendimet ndikojne ne perjetimin emocional dhe fizik tendin. Sa reale ose te bazuara ne fakte dhe ngjarje te verteta jane keto mendime?
Njohja e mendimeve shqetesuese dhe pranimi i emocioneve ashtu sic ato vijne jane hapi i rradhes. Ankthi eshte nje emocion qe vjen ashtu si dallget e detit, ka nje pike kulmore dhe bie intesiteti i tij. Ne momentin e perjetimit te ankthit eshte e rendesishme te fokusohesh ne frymemarrjen tende (thelle dhe ngadale) dhe frymenxjerrjen (po ashtu ngadale). Perpiqu te besh kete ushtrim deri ne momentin qe sheh se frymemarrja jote eshte normalizuar. Fokusohu te shqisat, ne ate qe sheh, degjon, prek, nuhat ose shijon. Shkruaji mendimet negatine ne nje ditar dhe shih se si ato ndikojne tek ty. Pavarsisht teknikave relaksuese qe mund te perdoresh ne momentin qe te kap ankthi, e rendesishme eshte qe te punosh me burimin e ankthit. Nese kjo gjendje zgjat dhe te ndikon ne perditshmerin tende, mund te shkruash ne chatin e faqes dhe/ ose te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, qofte psikolog apo psikiater. Nderkohe ndihu e lire te me rishkruash ne lidhje me pyetjet e larte permendura ose ceshtjet qe te shqetesojne.
Gjithe te mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike