Këshilla/Blog

Lola 01.11.2021

Pershendetje e ndeuar jam 32 vjeqe kam nje problem ps nje rasti ne familjen ton ndihem shum keq me kap e gjith trupin nje dridhje me shtrengon gjoksi me moihet kamt e durt edhe mrapa kokes po kaniher edhe lukthi me dhemb me sillen vetem mendime rrrth vdekjes Kam ber analiza komplet me kan dal mir tash vetem per lukth ka me ba qka mundeni mem kshillu ju Faleminderit shum ????

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje!

    Se pari me vjen mire qe analizat e tua kane dale mire. Simptomat fizike te tua njihen si simptoma somatike te cilat shkaktohen nje gjendje e ngarkuar psikologjike. Pra keto simptoma nuk kane nje burim fizik (duke qene se ti specifikon se cdo analize te ka dale mire) por nje burim psikologjik. Ashtu sic ti e thekson keto kane ndodhur “pas nje rasti ne familjen tende”.
    Merr pak kohe dhe identifiko situatat kur perjeton keto simptoma. Cfare mendon ti ne ato momente? Cilat jane emocionet e tua? Po simptomat fizike? Mesa kuptoj nga letra jote mendimet lidhen kryesisht me vdekjen. Vi re se si mendimet e tua ndikojne ne menyren se si ti ndihesh dhe me tej ne perjetimin tend fizik. E rendesishme eshte te kuptosh sa reale apo te bazuara ne fakte/ ngjarje te verteta jane keto mendime?

    Teknika te shumta relaksuese mund te gjesh ne web per uljen e nivelit te perjetimit fizik. Se pari, fokusohu te frymemarrja, duke marre fryme thelle dhe ngadale. Po ashtu nxirre frymen ngadale duke vazhduar me kete ritem derisa frymemarrja jote te jete e relaksuar. Prano emocionet e tua dhe simptomat fizike ashtu sic ato vijne. Emertoji emocionet dhe identifiko pjeset e trupit tend qe jane me te tensionuara. Qendro me to, kur nderkohe perpiqesh te relaksosh ritmin e frymemarrjes. Me imagjinaten tende shko ne nje vend te sigurt per ty. Vi re se si ndihesh aty dhe qendro me ato emocione. Pavarsisht teknikave relaksuese, puna me burimin e perjetimit te simptomave qe ti liston, eshte me e rendesishmja. Nese situata qe po kalon vazhdon, te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje psikoterapisti. Ndihu e lire te me rishkruash ne lidhje me pyetjet me larte apo ceshtjet qe te shqetesojne, dhe/ ose drejtohu chatit te faqes nukjevetem.al.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV