Këshilla/Blog

Dona 02.11.2021

Pershendetje,
Uroj te jeni mire. Kete pyetje kisha deshire te ja drejtoja Dr. Elindes duke e falenderuar paraprakisht per pergjigjen. Une jam 27 vjec dhe keto kohe po tentoj per shtatezani, duke qene se per momentin nuk kam mundesi te shkoj te konsultohem me Gjinekologe do te kisha deshire te merrja ndonje sugjerim apo keshille rreth ndonje supplementi apo vitamine apo ushqime te domosdoshme qe duhen konsumuar patjeter gjate kohes se konceptimit apo dhe javeve te para per te patur shtatezani te shendetshme. Theksoj se une jam 4 kg nen peshen normale, a perben kjo rrezikshmeri apo problem per shtatezanine?
Shume faleminderit,
Dite te mbare
Dona

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje Dona. Suplementi i vetem qe rekomandohet gjate periudhes qe po tenton per shtatzani eshte acidi folik 0,400 mg, i cili vazhdohet edhe tre muajt e pare te barres. Nuk mendoj se do jete problem nenpesha.
    Ushqyerja e shendetshme eshte shume e rendesishme. Rekomandimi i pare eshte larja e kujdeseshme e fruta, zarzavateve qe konsumohen te gjalla, pasi mund te jene burim toksinash ( kimikate etj) dhe mikrobesh te ndryshme. Nuk rekomandohet mishi apo peshku i pagatuar, por i zier ose i pjekur mire. Peshku sa me i vogel, aq me i shendetshem. Peshku i madh permban shume zhive ( merkur) ne brendesi, qe eshte e demshem per bebin. Supat, gjellet me zarzavate jane mjaft te rekomanduara. Jo shume brumera e embelsira. Mos shtoni kripen, por jo ta hiqni fare. Frutat kane shume vitamina, por dhe shume sheqer. Keshtu qe kujdes, rekomandohen mesatarisht tre fruta ne dite.
    Ju uroj sa me pare ate qe deshironi e t’ju shkoje mbare.
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV