Këshilla/Blog

Sara 03.11.2021

Pershendetje pas vdekjes se vellaut Jam ber Shum keq me dridhje ne trup por her pas here e kam kalu prap tash ne kap kap qe 1 muj jam shum keq Mpirje durve kembve Pjesa e djatht e kokes me rrin e pit por me qetsusa per stres mkan ndimu pak mu kan largu ato mprjet e gjymtyrve por tash me ka kap lukthi barku edhe nje ligshtim ne trup qe as fuqi spo kam me nejt ne kemb theksoj se gjitha analizat i kam ber mkan dal mir po e kam nje frik sikur se kam smundje te rend shum mendime tkqia vetem se un jam smut kam me vdek ne lukth nuk mkan dal as bakterie as kepurdha apo diqka tjeter ju lutem me ndimoni

  1. Ankthi says:

    Edhe une kete problem me bark dhe lukth e kam njejt qenkemi

  2. Anonymous says:

    Nuk e di pse Me kap kjo dhimbje gjat nates nuk po Kam problem me dhimbje ne lukth po si te zgjona mendja si me shkon me kap ajo djegje ne bark e fryrje ne bark e dhimbja ne lukth hy e lezoj gjitha smundjet E kqia me lidhen me
    Dhimbjen e me mendimet qe i kam

  3. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me faqen tonë! Humbja e një njeriu të dashur mund të lë shumë pasoja mërzitje, trishtim, por edhe frikën e vdekjes. Për këtë arsye frikëra që mund të kemi pasur më përpara nga sëmundjet dhe nga vdekja mund të ri – aktivizohen. Dhe këto frikëra na bëjnë që shqetësimin më të vogël që ndjejmë në trup ta mendojmë sikur është një sëmundje e rëndë. Këshilla ime e parë do të ishte të përpiqeshit të reflektonit mbi lidhjen që mund të ketë frika nga vdekja, humbja e vëllait dhe sëmundjet që po thoni. Më pas, përpiquni që të shpërqendroheni ose të sfidoni mendimet me logjikë këto simptoma që ju shfaqen. Një dhimbje nuk është gjithmonë alarmuese.

    Nëqoftëse ju vazhdoni të keni simptoma të tilla edhe pas një kohe të shkurtër do ju sugjeroja që të bënit disa seanca psikoterapia.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV