Këshilla/Blog

agron 08.11.2021

Perdhendetje per gjith deshta tju drejtohem une kur isha adoleshent kalova keto kriza pa mjekim Kisha lodhje probleme me frymarrjen Probleme me gjoksib por kalova gjitha sintomat shum shpejt Mir po ne gillim te keti vitit kisha prap probleme ama ko me zemer por mendoja se fo cmendem Mu fuke se bisedoja me veten kur bia te glej mu doke se jam duke u cmendur nuk kisha ndjenja rash nga pesha fillova te qaj U largova nga njerzit u mbylla ne vete Tani kam nje udhtim si lloj tinitusi mendoj se sdo behem mir kurr por un qr i vogel kam pas probleme me ket situat nese dikush me ka then me dham krahu mu ne mbremjr me ka dhimt krahu nuk mund koncentrohem ne lexim ne pun se di hattoj shpejt me duket sr kam ndryshuar 100% nga vezja Vetem kete pytjr a dherohet a nuk dherohet ankthi apo depresjoni pa mjekim

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj te jesh mire dhe te falenderoj qe iu drejtove faqes nukjevetem.al per te shprehur shqetesimin tend. Po e filloj me pyetjen me te cilen me drejtohesh “sherohet apo nuk sherohet ankthi pa mjekim?”. Ankthi dhe depresioni jane gjendje emocionale qe perjetohen nga nje pjese e konsiderueshme e te rinjve. Pervec gjendjes emocionale, personat me ankth apo depression perjetojne dhe simptoma fizike sic ti i pershkruan ne letren tende. Po, qe te dyja jane te trajtueshme. Trajtimi kerkon kohe dhe durim. Ti je 25 vjec dhe mund te kesh akses shume te mire ne website te besueshme ku mund te lexosh mbi trajtimin e ankthit apo depresionit. Personi vet mund te zgjedh te trajtoje ankthin apo depresionin, me ane te psikoterapise, me ane te mjekimeve (duke u konsultuar me nje psikiater) ose te dyja bashke (konsulte me psikiater dhe psikoterapiste). Trajtimi varet nga itensiteti i perjetimit te simptomave dhe sa e veshtire eshte per individin te perballoje ato ne jeten e perditshme.

    Pavarsisht kesaj, eshte shume e rendesishme te fillosh te kuptosh se nga vjen gjendja jote emocionale (burimi) dhe te punosh me te. Kur mund te kete ndodhur per here te pare qe te ndihesh keshtu dhe te perjetosh keto simptoma? Identifiko situatat kur ti ke lodhje, probleme me frymemarrjen, dhimbjen ne gjoks. Perpiqu te kuptosh mendimet e tua ne keto situata. Cfare mendon ne keto situata? Cfare ndjen? Kupto se si mendimet ndikojne ne ate qe ti ndjen dhe perjeton fizikisht. Sa te verteta apo te bazuara ne fakte reale jane keto mendime per ty?
    Nderkohe gjate punes me identifikimin e burimit, mendimeve, emocionet, po aq e rendesishme eshte menaxhimi i ankthit. Teknika menaxhuese mbi ankthin, mund te gjenden lehtesisht ne internet. Eshte nje gjendje qe kalon me kohe dhe me ndihmen e duhur. Ashtu siv e permenda dhe me larte, nese ve re se kjo gjendje po ndikon ne perditshmerin tende, te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor. Gjithashtu ndihu i lire te na rishkruash perseri me ane te letrave ose ne chatin e faqes nukjevetem.al.

    Gjithe te mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV