Maria 11.11.2021
Pershendetje doktoreshe!
Nuk e di nese mund te me ndihmoni me shume ju apo nese do pyesja psikologen.
Jam 32 vjec,prej 2 muajsh e martuar, dhe jam ende e virgjer pasi akoma nuk kam ktyer seks ne vagine.
Jam nje person qe skam dale me meshkuj dhe rrjedhimisjt njohjet i krijova me bashkeshortin tim ne moshen 28 vjecare.
Kur ishim gati te ecnim ne lidhje me marredheniet seksuale une kusha frike pasi kam degjuar dy hidtori te shoqeve te mia te cilat heren e pare e kane kaluar me shume dhimbje.
Qe atehere pranova dhe kam ktyer seks anal.
Seksi vaginal me esht ber nje fobi e tmerrshme, nuk e di a me besoni por nuk e di si ta kaloj kte pjese.
Sapo jemi gati qe bashkeshorti te penetroje mund t jdodhe qe te thahem direkt , te ngurtesoj muskujt per te mos e lejuar me tej,i kam instiktive keto levizje dhe e kam shume te veshtire te jem e lirshme.
Mendoj sikur mezi do hapem dhe me tej sikur do me dhembe shume e do me bjer te fiket nga dhimbja.
Me esht ber tmerr po tmerr kjo gje
Dua te kryej marredhenie, te ngelem dhe shtazane por nuk e di se si do ja bej une keshtu.
Disa her perdorem lubrifikues, me shume te than edhe ai
Ju lutem , e kam te nevojshme te kuptoj nga nje gjinekolog cfare ndodh gjate cvirgjerimit,jane thjesht ato fijet tek hyrja e vagines qe keputen apo edhe me tej ka nje mase mishtore qe leviz dhe haoet vendi per penetrimin e penisit.
A dhemb seksi vaginal me shume se ai anal qe kam provuar
Sinqerisht edhe hera e pare e seksit vaginal ishte tmerr, kam ndier nje keputje edhe ne ate rast.
Nuk e di si ta kaloj,relaksohu relaksohu thine dhe edht e thjeshte
Por kur vjen momenti fhe kjo gje esht ber fobi si te relaksohem un
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Maria, me vjen keq qe po i perjetoni keshtu tentativat per mardhenie seksuale. Asgje nuk keputet apo zhvendoset gjate mardhenies se pare vaginale. Himeni (e ashtuquajtura cipa e virgjerise) eshte nje membrane e holle e cila mund te gjakose ose jo gjate kesaj mardhenie, por nuk plas, nuk keputet, nuk ka asgje makabre te llojit qe ke krijuar ti ne koke. Madje, mardhenia anale duhet te kete qene me e dhimbshme. E kuptoj qe 4 vjet nuk jane pak, tashme eshte kthyer ne fobi dhe per kete duhet te konsultoni nje psikolog. Mund te perdorni dhe dilatatore vaginale (qe mes di une veshtire te gjenden ketu) apo lodra seksuale, te cilet mund te lehtesojne penetrimin, qe te pranoni idene qe nuk ka asgje te jashtezakonshme apo te pamundur ne kete proces. Nga ana tjeter, te duhet te punosh me friken tende. Ti vete e thua qe frika te ngurteson e nuk te lejon te vazhdosh. Uroj qe ta kalosh sa me pare kete dhe te na tregosh lajmin e bukur te shtatzanise.
Gjithe te mirat,
Elinda