gjinekologji 12.11.2021
Pershendetje doktoresha,shpresoj shume qe jeni mire!
Deshiroj te pyes per dicka dhe shpresoj qe te marr pergjigjje nga ju!
Me ndodh shume shpesh qe te kem dhimbje ne fund te barkut,dhimje e cila me zgjat disa dite me pas me pushon por dikur fillon prape dhe prape me pushon.Une jam kontrolluar nga 2 gjinekologe poashtu kam bere analizat e gjakut dhe analizat e urines te cilat te gjitha me dolen mire perveq gjandres tiroide Tsh me vlere te larte dhe me nivel te ulet te vitamines D.Kam bere echo gjinekologjike dhe cdo gje eshte ne rregull poashtu kam bere nje kontroll qe nuk jame e sigurte se si quhet metoda(mendoj qe ishte nje echo poshte ne vagine ku doktoresha me kontrollonte mitren e cila me tha se kam nje septum ne miter e cila eshte shume normale),dhe cdo gje tjeter eshte ne rregull.
Qfare mendoni ju se munde te jete arsyeja e kesaj dhimbje dhe a eshte dicka per tu shqetesuar?
(Vlen te ceket qe kam 2 muaj qe kam bere marredhenie per here te pare dhe nuk e di a eshte normale te kem ende dhimje ne vagine dhe te mos ndjeje kenaqesi,dhe pas sa kohe mendon qe kjo gjendje do te kaloje dhe te filloj te kem kenaqesi dhe te mos kem me dhimbje)? (kurse dhimbjen ne fund te barkut e kam edhe para se te keme marredhenien e pare direkte ne vagine,edhe pse seks oral kam pasur per shume vite dhe nuk e di sa ka te beje me semundje seksualisht te transmatueshme)
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Dhimbja e barkut mund te kete shkaktare te ndryshem. Nese do ishte me origjine gjinekologjike, mjeket do kishin pare dicka ne eko ose ne vizite (septum nuk jep dhimbje), do theksohej gjate ciklit ose gjate mardhenieve etj. Por nuk me duket keshtu me sa me thoni. Mund te jete e lidhur me ovulacionin nese ndodh ne dite 12-16 te ciklit, mund te jete e lidhur me zorret, me tretjen etj. Sa per dhimbjen vaginale, nuk nje kohe fikse kur mund te pushoje, por do qetesohet patjeter. Kenaqesia sigurisht qe eshte komplekse, mungesa e dhimbjes do kontriboje per mire, por edhe kohezgjatja e mardhenieve gjithashtu sa te kuptosh vetem dhe harmonizimin me partnerin. Nuk mendoj se behet fjale per SST, pasi mjeket do e kishin dyshuar dhe testuar. Lerini pak kohe vetes per te kuptuar me mire si funksion trupi juaj, kush jane zonat erogjene qe ju zgjojne me shume kenaqesi, etj. Asnje gje nuk ndodh me buton…
Gjithe te mirat,
Elinda