Këshilla/Blog

Dioni 14.11.2021

Pershendetje kam afro 3 muaj qe vuaj nga ankthi jam duke u trajtuar tek neuropsikologu tash se fundmi ne viziten e fundit me ka shtuar amyzolin edhe ne mengjes dhe mbremje kurse lixeliumin ma ka reduktuar vetem gjysme tablete ne mbremje, mirepo kam talashe prape ndjesi e te ftohtit ne kembe dhe duar, kokedhimbje, konfuzione, lodhje te tepert, mendime rreth vdekjes, marramendje, dhe ne mbremje kur fle sapo fillon te me ze gjumi ndjej nje ndjesi si shok elektrik sikur fryma mu ndalet ose sikur po vdes, fola me neuropsikiatrin me ndaloj amyzolin e mengjesit por prape e njejta situate, uroj te mos e perjetoj askush, ngase me ka humb deshira per te dal me shoqeri nga frika se po mbes ndokund, me ka humb vullneti per pune qe nuk jam ndalur asnje minute, duke pasur energji te madhe per gjithecka e kam dashur jeten ashtu me gjithe zemer siq e ka krijuar Zoti, besoj qe do tejkaloj mirepo si cdo njeri kam nevoje edhe per keshilla dhe mbeshtetje
Ju pershendes dhe uroj te jeni me shendet.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni dhe na vjen mire qe e ndate shqetesimin tuaj me ne. Mos harroni se nuk jeni vetem. Nese do tju ndihmonte, ju rekomandojme te konsideroni dhe mundesine e te folurit permes chat drejteperdrejte me nje nga psikologet e faqes ne oraret ne te cilat ata jane ne linje. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
    https://nukjevetem.al/orari/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV