Doni 17.11.2021
Ekzaminimi: Rezonanca magnetike kraniale
Teknika: Jane bere te gjitha sekvenca te pershtatshme per ekzaminim.
Ne zonen e ekzaminimit te gjithe sinuset paranasale jane normal.
Strukturat e orbites jane normale.
Nervi i V-të bilateral duket normal.
Kompleksi i nervave VII dhe VIII-të duken normal.
Ajrosja e qelizave mastoide eshte normale.
Ne kendet pontocerebellare nuk verehen lezione.
Ventrikuli i IV eshte ne linjen e mesme.
Ventrikuli i IV, cisternat cerebellare, foliet, duken me diametër normal qe i përgjigjet moshës së pacientit.
Medulla oblongata, ponsi, mesencefaloni dhe hemisferat cerebellare, vermisi, me morfologji, intensitet sinjali në kufi të normales. Nuk vërehet prania e sinjaleve patologjike.
Ventrikuli i III-të në qendër.
Diametri i ventrikujve supratentorial dhe sulkuseve kortikale në kufijtë fiziologjikë dhe i përgjigjen moshës së pacientit.
Ventrikujt lateralë janë asimetrikë. Ne anen e djathte jane lehte me te gjere se ne te majte. (variacion normal anatomic).
Thallamusi, nukleus lentiformis dhe nucleus caudatus bilateral janë normal. Nuk vërehen sinjale patologjike.
Corpus callosum me konfiguracion normal dhe distribuim normal të intensitetit të sinjalit.
Ne masen e bardhe cerebral bilateral (nje ne frontal majtas dhe 2-3 ne frontoparietal djathtas) verehen disa sinjale patologjike jo specifike me madhesi 3mm dhe me te vegjel qe jane hiperintenze ne sekvenca T2-FLAIR. Nuk ka restrikcion te difuzionit. Hipomijelinizim? Rekomandohet kontrolla.
Strukturat kockore janë normale, indet e buta të skalpit poashtu normale.
PERFUNDIM:
Ne masen e bardhe cerebral bilateral (nje ne frontal majtas dhe 2-3 ne frontoparietal djathtas) verehen disa sinjale patologjike jo specifike me madhesi 3mm dhe me te vegjel qe jane hiperintenze ne sekvenca T2-FLAIR. Nuk ka restrikcion te difuzionit. Hipomijelinizim? Rekomandohet kontrolla.
Ventrikujt lateralë janë asimetrikë. Ne anen e djathte jane lehte me te gjere se ne te majte. (variacion normal anatomic).
VEREJTJE:
Verehet devijim I lehte dextroconveks I septumit nazal. Ky eshte rezulltati i ekzaminimit te trurit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju rekomandojme te konsultoheni me neurologun lidhur me rezurltatet e ekzaminimit qe keni kryer.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem