Miri 17.11.2021
Përshëndetje
Do doja t’ju pyesja në lidhje me një shqetësim të cilin e kam hasur kohët e fundit me një dhimbje në zonën e barkut poshtë zonës së kërthizës dhe që përhapet me pas tek zona mbrapa në fund të kurrizit. Kur fillon dhimbja zgjat dy ose tre ditë në vazhdim dhe nuk e di pse por ne shumicën e rasteve mbas mbarimit të të ushqimit apo një vakti të plotë me duhet të përdor tualetin. Kohët e fundit shkoj në palestër gjithashtu a mos është edhe kjo shkaktare për dhimbjen e barkut .
Në pritje të një përgjigje nga ana juaj
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju rekomandojme te beni nje konsulte tek mjeku i familjes i cili do tju sugjeroj ekzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun e shqetesimit tuaj.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem