Ankthi 18.11.2021
Pershendetje une vuaj gati 6 muaj nga nje cregullim ankthi i kam ber gjitha egzaminimet
Rezoranc magnetike ne koke,abdomen, analiza gjaku 3 her, me kan dale mire ghitha se fundmi e bera test e vitamines D me doli i ulet !
A ndikon vitamina D ne ket situat ce jame
Simptomat maramendje dridhje trupi mpirje emocionale dhe te trupit ndonjeher rahje te shpejta zemres tensioni ulet mendime negative etj etj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetjee dhe un jam sdi sa koh me ktë gjendje ankthii mendime t kqia por me se shumti po me mundon marramendja qe po me ndodh shpesh dhe dridhje zemte a i keni bre ju ktoo marramendje sikur me te shty ndokush nonstop nganjeher me rreh zemra fort dhe dridhje zemree ju lutem me tregoni se jam smuu me kto sende
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Përshëndetje,
Analizat dhe ekzaminimet mjekësore janë të parat që duhen kryer, për të përjashtuar çdo lloj shkaku mjekësor të lidhur me simptomat. Nga letra shoh që i ke kryer dhe të ka rezultuar niveli i ulët i vitaminës D, e cila mund të arrijë parametra optimalë nëse merr suplemente vitamine. Mundet që nivelet e ulëta të vitaminave në trup të lidhen me simptoma të caktuara, por këtë e përcakton më së miri mjeku. Pasi të ekuilibrosh nivelet e vitaminës D në trupin tënd, do shohësh edhe më mirë sesi do të ndihesh.
Në fillim të letrës ke shkruar se, prej 6 muajsh vuan nga një çrregullim ankthi. Je konsultuar me një profesionist të shëndetit mendor? A je trajtuar për këtë? Bëhet fjalë për një çrregullim që e ka diagnostikur profesionisti apo thjesht duke parë simptomat, mendon se bëhet fjalë për këtë çrregullim?
Meqë ekzaminimet mjekësore të kanë dalë mirë, të sugjeroj që të përqendrohesh te shëndeti mendor dhe të punosh me një profesionist për trajtimin e simptomave, të cilat mund të vijnë edhe prej një ankthi të patrajtuar apo gjendjeve emocionale të vështira që mund të kesh përjetuar.
Gjithashtu, përpiqu të ndryshosh sadopak rutinën tënde të përditshme, të kombinosh punën/ studimin me pushimin, të flasësh me familjarë dhe miq për gjendjen tënde, të përfshihesh në ushtrime dhe aktivitete fizike, të flesh dhe të ushqehesh më mirë, etj.
Ndërkohë, në faqen nukjevetem.al kemi një hapësirë chat-i pa pagesë ku ti mund të gjesh çdo ditë të javës këshillues/psikologë, në oraret e përcaktuara, me të cilët edhe mund të flasësh më gjatë për shqetësimet e tua dhe të marrësh mbështetje emocionale.
Gjithashtu, do të të sugjeroja konsulta/ seanca psikoterapie dhe/ ose një konsultë me mjek për të vlerësuar ashpërsinë e ankthit dhe për të bërë një plan trajtimi efikas për ty.
Uroj të marrësh ndihmën e nevojshme dhe ta ndihmosh veten!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe