Këshilla/Blog

Boni 23.11.2021

Përshëndetje doja të pysja ne lidhje me ankthin,këto kohë po përjetoj ankth dhe kjo besoj për shjak të punës,ka gati 2 vjet që kam ndërruar vëndin e punës,në parë isha shumë aktiv në punë k7sha ngarkesë pune ndërsa tani jam në një punë ku nuk jam fare në profesion dhe ndihem shumë pasiv,edhe vendi i punës nuk ka shumë njerëz, gjithashtu kam përjetuar edhe humbje të të afërmeve,tani kur shkoj ne punë jam i bllokuar fillon dhe më kap stresi.faleminderit

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj per pyetjen dhe uroj qe kjo pergjigje te te gjeje mire! Me cfare kuptoj nga pershkrimi I ndjesive ne lidhje me punen, pasqyrohet mungesa e deshires dhe e motivimit, ndoshta edhe per shkak te llojit te punes. Ndoshta ajo qe po ben aktualisht nuk te pelqen e nuk te frymezon dhe atehere eshte normale qe te ndjesh ankth dhe pakenaqesi. Ne cfare momentesh e ndjen ankthin? Cfare mendimesh ke ne lidhje me punen dhe cfare do te doje te ishe duke bere? Si te ben te ndihesh faktin qe nuk ka shume njerez tek vendi I punes? Kur thua qe je I bllokuar kur shkon ne pune, cfare nenkupton? Dhe se fundi si lidhen humbjet e te afermve me ankthin qe po perjeton? Si eshte perndryshe jeta jote dhe sa kohe ka qe ka filluar te te shqetesoje ankthi? Cfare perpjekjesh ke bere deri tani per ta trajtuar dhe cfare ke kuptuar qe ndihmon?
    Shpresoj te mund te pergjigjesh ne menyre qe te kuptoj me mire situaten tende.
    Te uroj me te mirat,
    Azra

  2. Anonymous says:

    E ndjej ankthin në momentet që jam në punë dhe sbëj asgje, do të doja te bëja npunën që ka shumë aktivitet shumë komunikim dhe
    shume angazhim, fakti që ska njerëz më bën të ndihem jo mirë, kam një koleg që ësht shum më i madh se unë një gjëndje monotone që fillon tl me japë shqetesime, nl momentin që shkoj në punë sa shkoj më fillon ideja e monitonise,bllokohem se sdua ta bëj atë punë sepse më duket shumëë e padobishme, gjithë kjo gjëndje po më jep ankth nese shprehem drejt,po mendoj edhe ta lë punën ,nuk jam kuruar dhe spo shoh ndonjë gjë që po bln të ndjehem më mirë,thjesht mendoj se puna më aktive do ishte dicka pozitive

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV