Rina 26.11.2021
Prsh jam 16 vjeqe para7 muajsh me filluan dhimbjet e kokes,kisha ligeshtim trupi,kembet me rrinin te ftohura .Mendoja qe eshte vetem nje ftohje e cila do me kaloj.Por kaluan 23-dhe un ato simptoma i kisha ende,ne ato dite fillova te shqetesohesha se mos kam ndonje semundje,hyja ne google dhe per qdo semundje qe lexoja mendoja qe i kisha te gjitha ato.i bera analizat e gjakut dhe me doli gjithqka ne rregull.po perseri mendoja se nuk ishte ashtu,me filluan medimet e teperta sikur nga momenti ne moment do me ndodh diqka.tani jam me mir seq kam qen,por tani me ka kapur nje panik,sikur nuk jam un ajo vajza e vjeter ,sikur nuk jam duke jetuar,ndihem e perhumbur ,i shikoj njerzit quditshem ,mendoj se jam ne enderr,me duke sikur truri im kaa ndryshuar krejtesisht.dua shum ta rikthej ate personin qe osha dikur por nuk po mundem si.Ndonjehere jam shum mir sikur skam gje,por ndonjehere me kap nje frik e madhee,saqe mendoj se truri po fillon te me ndalet.nuk po mundem ta jetoj kohen e tashme ,nuk po mundem ti jetoj momentet,duke menduar se qfar do me ndodh te ardhmen.Ju lutem me kshilloni se si ta kaloj kete situat
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje si kalove
Ne radh t pare do i lutesha faqes qe perderisa dhe un shkruaji ketu do t thot qe dhe un kam nje shqetesim si kjo vajza dhe dua qe t komunkoje vet me vajzen ne fjale sepse ndonjehere eshfe mire qe kur ke t njejta shqetesime me personin tjeter dicka mund t ndihmoje qe t flasim t dy per vec faktit qe dhe un si kjo jam me t njejta simptoma
Do doja ta postonit sms time dhe tkem nje kontakt me kete vajzen
Ju falemimderit
Përshëndetje Rina, faleminderit që iu drejtove faqes sonë! Ankthi nga një sëmundje është i shpeshtë tek adoleshentët, dhe veçanërisht në moshën 15 – 19 vjeç. Siç duket edhe tek ty ka filluar një ankth i tillë me dhimbjen e kokës, mirëpo nuk mendoj se ka ikur duke marrë parasysh ankthin që ke tani.
Do të të sugjeroja të mos përqendroheshe në këto mendime dhe frikëra që ke herë pas herë. Përpiqu të mbash një sfidosh çdo mendim të tillë që të vjen: p.sh. se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Skenarët se çfarë mund të ndodh në të ardhmen janë nga më të ndryshëm dhe ne nuk mund ta dimë paraprakisht, por mendja jote të shkon tek skenari më i keq. Ndërkohë që mund të mos jetë fare e vërtetë. Mund të provosh të shkruash çdo mendim negativ që të vjen dhe në krah të tij, të gjitha argumentet që e kundërshtojnë këtë mendim.
Në të njëjtën kohë, aktivizohu në gjëra të jetës së zakonshme, shoqërohu dhe merru me aktivitete që të pëlqejnë. Në momentet që përjeton ankth mund të provosh ndonjë teknikë të relaksimit apo frymëmarrjes. Në këtë website gjen disa të tilla
https://www.nhs.uk/mental-health/self-help/guides-tools-and-activities/breathing-exercises-for-stress/
Gjithë të mirat,
Veronika
Faleminderit shume veronika ,po mundohem shum ti marr me pozitivitet keto ngjarjet qe po ndodhin si pasoj e ankthit,por me duket sikur dita dites po qmendem
Une te kisha sugjeruar nje bisede me familjen dhe besoj qe do ta kalosh dhe une kam tw njejten