Rita 29.11.2021
Prsh,kam nje lloj ndjenje te keqe,nuk e di as vet se si po ndihem ,ndonjhere jam mir ,por ndonjhere me duket sikur po jetoj fare ,i shikoj njerzit quditshem,edhe mendoj si e jetojn ata jeten e tyre,a kan ata shqetesime sikur un,jam mir tere diten,po kur vije nata,behem shum e lodhur dhe me humbey energjia,me duket sikur dalngadal truri im po fillon te ndalet.me duke sikur do me ndodh diqka,ose ne gjum,ose kur te dal jasht shtepis prsh te me godas ndonje vetur etj.kur jam jashta shtepis jam me mir emocionalisht,por kur gjendem ne shtepi e kam nje ndjenje frike,nje njdenje te keqe ,nje ndjenje perhumbjeje,ndonjehere her me diket sikur jam duke vepruar pa vetedije,ben gjeste qe me von them a kam qen un ajo qe isha edhe ne mengjes apo jo.Ju lutna me ndimoni te kuptoj se q eshte kjo qe po me shqeteson kaq shume.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ne te njojten gjendje jom edhe une nuk po kom zgjidhje vetem ne veti e mbaj familja nuk e din jom 16 vjeqare skom pas naj arsyje qe jom bo kshtu po Nga frika Kom frik kur dal kur rri vet gjat gjith kohes mendoj negativisht skom vullnet skom shpresa Si vi ne shpi me rrok munim me vjen si t lig qe 3 muj jam kshtu .
Do behet mire gjithcka….me beso!!
faleminderit e dashur inshallah do zoti e kalojm
Përshëndetje Rita,
Nga letra jote kuptoj se shqetësimi kryesor është frika apo ankthi se mos po të ndodh diçka e keqe. Ky merak mund të shërbejë si një sinjal që truri yt po ta jep për të të mbrojtur. Nga çfarë po të mbron, në fakt? Kur ka qenë e nevojshme kjo mbrojtje? (Mbase dikur në të shkuarën, ti ke ndjerë një lloj rreziku apo ke pasur një lloj frike të lidhur me diçka; kjo është “regjistruar” në tru dhe vazhdon të bëjë “replay” vazhdimisht).
E vetmja mënyrë për ta “ndërprerë” këtë “shirit” që vazhdon e vazhdon të luhet në njëfarë mënyre në tru apo në mendjen tënde, është terapia. Të sugjeroj të bësh disa seanca psikoterapie, për të kuptuar më mirë veten tënde, shqetësimet e tua, frikërat e tua, ku e kanë zanafillën/ burimin dhe të gjesh mënyra sesi t’i ulësh e t’i menaxhosh më mirë këto shqetësime. Gjithashtu, në faqen tonë, mund të përdorësh shërbimin e chat-it pa pagesë, në të cilin mund të flasësh me psikologë/ psikoterapistë në orare të caktuara, për të shprehur më shumë gjëra për shqetësimet e tua e për të marrë një mbështetje edhe më të madhe sesa përgjigjia e kësaj letre. Uroj shumë ta ndihmosh veten tënde për t’u ndjerë më e sigurt, më e mbrojtur, më e qetë dhe më e lidhur me botën e njerëzit përreth, por mbi të gjitha, me veten tënde!
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe