Kle 03.12.2021
Pershendetje.. Para 3 vitesh u diagnostifikova me Ankth!!Deri me tani kam marre mjekime te ndryshme i fundit ishte para 5 muajsh me Seroxat dhe Minitran, u bera disi mire.. Por tani kam problem se me dhemb shume pjesa pasme e majt e kokes,me hapet goja shume shpesh dhe smushem tell me fryme! Me duket sikur do cmendem dhe sikur po harroj cdo gje,qy nga memorja deri tek e folura.. Ndonje shpjegim? Ju Faleminderit!!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Kle
Dhe un kshu jam
Te lutem si mund te kontaktojme
Pershendetje,
Nga letra jote kuptoj qe je permiresuar ne saje te mjekimit, por qe disa shqetesime kane mbetur pa u trajtuar. Shpesh nevojitet bashkerendimi mes mjekimit dhe terapise me psikolog per te pasur nje rezultat me te mire dhe me afatgjate.
Nese nuk je konsultuar perseri me mjekun tend, te sugjeroj qe te besh nje rikonsulte per te vleresuar gjendjen aktuale dhe per te percaktuar nese ke nevoje perseri per mjekim.
Nga ana tjeter, psikoterapia mund te ishte mjaft ndihmuese per te shprehur me nje terapist shqetesimet e tua, ndjenjat e veshtira dhe per te gjetur menyra efikase per t’i perballuar ato dhe per te trajtuar ankthin me metoda psikoterapie.
Te sugjeroj edhe disa gjera praktike si per shembull, ushtrimet e frymemarrjes ose ndonje aktivitet fizik, te cilat mund te te ndihmojne te fitosh me shume qetesi dhe te jesh aktiv ne perditshmerine tende.
Uroj ta ndihmosh veten duke kerkuar ndihme psikologjike dhe ta perballosh sa me mire kete periudhe. Ankthi trajtohet ndaj te inkurajoj fort te gjesh nje terapist dhe te punosh per kete.
Te pershendes,
Lediona Braho
Psikologe
Shume Faleminderit Psikologe eNderuar. Perqafime ????