megi 07.12.2021
Sa her qe humbas dike qe dua me duket sikur bota merr fund dhe sdua te jetoj. Nga ana tjtr edhe pa e humbur nuk rri dot pa folur qofte ehde per nje dite sepse me duket po ashtu sikur e kam humbur. Ne te tilla raste vec mendoj si te vras veten sepse me duket sikur nuk jam e afte per te perballuar qoft edhe dicka te vogel. Kohet e fundit kam probleme me frymarrjen edhe me shqetesime ne anen e zemres. u vizitova nga mushkrit por me than qe i kam mire por mund te jet stresi.
Si ti kaloj kto ndjesi vdekje kur ndodhe dicka ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kjo ndjesi eshte kshu
Ti mendo qe cdo dit qe ti zgjohesh do t thot q ti je akoma gjall
Do t thot qe ske per t vdek
Mos e mbaj mendjen aty
Megi un kam vuajtur disa dit nga kjo
Eshte ankth dhe ankthi ka 1000 simptoma qe ti tani je e trazuar
Shkruaji ketu se si mund te kontaktojme
Ciao klm.
Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat faqen tonë! Siç duket, humbja dhe ndarja nga njerëzit e tjerë ju kanë lënë gjurmë shumë të forta. Në fakt, është thjesht njerëzore që të përjetosh ndjenja të forta kur humbet një njeri të afërt, por për ty merr përmasa më të mëdha. Ndoshta vlen të reflektosh se çfarë do të thotë për ty humbje? A ke pasur të tilla në jetën tënde? Në fëmijërinë tënde? Si i ke përjetuar ato?
Në lidhje me problemet me frymëmarrjen dhe shqetësimet në zemër, për sa kohë analizat dalin në rregull mund të kenë një bazë emocionale. Ndoshta frika nga sëmundjet mund të lidhet me frikën e humbjes që the më sipër, ndoshta me mënyrën se si e jeton jetën aktualisht ose mbase me diçka tjetër: është individuale.
Do të të sugjeroja të përpiqesh të kuptosh se çfarë i nxit këto mendime, të reflektosh për gjëra me të cilat je e pakënaqur në jetën tënde dhe të mendosh për mënyra se si mund të ndikojnë këto pakënaqësi në mënyrën se si jeton dhe përjeton.
Gjithë të mirat,
Veronika
Ne fakt me ceshtjen e vdekjes nuk e kam ne kuptimin e par largimin nga jeta sepse edhe nese ndodh nuk e kam aspak frik madje duket skur mezi e pres te largohem. Ne kete rast e kisha ne kuptimin e dhimbjes qe ndjej kur humbas dike. Pra ne cfar mase eshte kjo lloj dhimbje.
Ju falenderoj per pergjigjet tuaja dhe vertet do doja te kisha nje menyr qe mund te komunikoja me gjat me dike per kte problem qe kam pasi vertet qe sa vjen dhe po e ndjej veten me te dobet…
Pershendetje e dashur Megi. Faleminderit qe na ke shkruar serisht. Te ftojme qe te futesh ne chat per te folur drejteperdrejte dhe me gjate me nje nga psikologet e faqes ne nje nga oret ne te cilat ata ndodhen ne linje. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Ju falenderoj per pergjigjet ,por ne fakt e pata ne kuptimin e permases se dhimbjes kur thash esht ndjesi si vdekje, sepse vdekja nuk me tremb aspak madje mezi e pres qe te shpetoj nga kto ndjesi.
do doja shum te kontaktoja me dike qe mund tme ndihmoj por esht pak e veshtir te lesh kontakt ktu per shkak te privatesis. Nese eshte dikush i gatshem per te ndihmuar ju lutem me thoni ose lini nj kontakt
Xh
Dhe do doja te dija si mund te bisedojme keti sepse me te vertet kam kan nevoj se vuaj nga ankthi marova ????