Ela 13.12.2021
Pershendetje , jam 27 vjec sapo kreva nje abort , dhe dua te filloj kontracepsionin
Une bleve tre paketa Angeliq, u mundova te marr me te mirat dhe mendoja qe jane dhe shume te sigurta, po lexoja letren qe kane brenda dhe thoshte nuk perdoren si kontraceptiv, ato kan 1 doze estradiol dhe dy drospirine kshu shkruhet aty
Tani ju lutem a mund te me tregoni a jane pilulat angeliq kontracepsion i sigurt sepse tani po dyshoj pak, faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Angeliq nuk eshte dizenjuar si kontraceptiv, por si terapi hormonale zevendesuese ne perreth menopause e menopause. Nuk do e keshilloja qe ta merrnit si kontraceptiv. Nga ana tjeter, asnjehere nuk te rekomandoj te marresh mjekim hormonal pa u keshilluar me mjekun gjinekolog, pasi duhen perjashtuar te gjitha kunderindikacionet nese ka apo nese ka nderveprime me ilace te tjera, nese merrni. Shkurt, mos fillo asnje terapi pa viziten te mjeku specialist.
Gjithe te mirat,
Elinda