Këshilla/Blog

Tina 13.12.2021

Pershendetje jam nje Tina 25 vjeqare ne muajin janar kam pasur covidin por nuk me ka munduar fare e ne muajin shkurt pas nje perleshje ne familje gjat nates filloj koka mbrapa me jepte siklet dhe u friksova shume kam hy ne internet ne google aty shkurjshin vetem per semundjet e kqiia dhe jam friksuar shume , prej muajit shkurt e deri tash kam pasur lloj lloj simptome ne mengjes mu mpihshin duart, kryt e ndjesha te ronduar her te trubellt , koka mbrapa me jepte siklet si me te shty dikush nga prapa si trubell , her syt me rondohshin, naten me dilke gjumi e friksuar nuk di qka po ndodh ne kontroll te neorologu kam qene me ka then e ke gjendje emocionale me ka dhen te perdori 2 jave tableta po fare sme kan ndimuar, kam be analiza te gjakut me kan dalur shume mire , vitaminen D e kam pasur te ulet vlera 3 kam perdor vitamin tani e kam 21.5 a mund te me ndimoni ku eshte problemi a eshte ankth , a esht shkaku munges e vitamines D a qka sepse mendja me shkon vetem tek semundjet e renda.

  1. Përshëndetje Tina, faleminderit që iu drejtove faqes sonë! Nuk mund të them me siguri nëse problemi jot është një problem shëndetësor apo emocional, duke qenë se për këtë duhet të bëhet një vlerësim i mirëfilltë. Por, mund të them se nga ana psikologjike ka probleme të shëndetit mendor që sjellin këto simptoma: frikën nga sëmundjet dhe frikën nga vdekja. Megjithatë, duhet që fillimisht të saktësohet se në të vërtetë nuk ke një problem shëndetësor.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV