Këshilla/Blog

Esered 13.12.2021

Pershendetje e dashur, jam nje nenr 28 vjece kam dy vajza. Vuaj nga ankthi qe prej nje viti e ca, kam shum frik nga cdo gje kam frik me duket sikur po vdes jam shum keq emocionalisht vetem qaj, nuk kam vullnet te bej asgje. Kam gjithmon dhimbje koke. Me kapin shpesh dhe atake paniku , jam e shkatrruar sdi cfar te bej. Te lutem kam neboj per nje pergjigje tuajen. Faleminderit

  1. Lola says:

    Mos u frkeso te lutem baje veyen mos e lesho si une une key gjr po e perjtoj si 2e vite lloj lloj ataku panuku ne fillim.jam kan si ti jam martua kam 3 vajza ne fund tash obrova por spo vdes ket mendim e kam gjdo dit te lutem largoja vetit se po me dhimsh brso se po e di qka po perjton se une te kuptoj se po perjtoj vet ket gje

  2. Kami says:

    Keshtu jam dhe une cdo dite , mendoj vetem vdekjen

  3. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj qe te jesh mire. Me vjen keq per periudhen qe po kalon dhe e kuptoj sepse eshte e gjendshme (ne nivele te ndryshme) te nje numer i konsiderueshem njerezish, sidomos edhe pas periudhes se pandemise. Ankthi dhe ataket e panikut jane te trajtueshme edhe pse kerkojne kohe dhe ndihmen e profesionisteve te shendetit mendor. Ankthin mendoje si nje alarm qe po te tregon se dicka eshte shqetesuese per ty dhe ti duhet te punosh me te. Duhet te kuptosh nga burojne te gjitha keto mendime e ndjenja. Per shembull kur ka ndodhur per here te pare? Perpiqu ta kujtosh ate moment. Cilat kane qene mendimet e tua? Cfare ke ndjere ti? Po simptomat e tua fizike? Sa reale apo te bazuara ne ndodhi/ ngjarje te verteta jane keto mendime? Ne situatat ankthioze per tu, identifiko mendimet e tua para se te te kap ankthi dhe si ndikojne ato ne gjendjen tende emocionale.

    Ne nje moment ankthioz, perpiqu te fokusohesh te frymemarrja dhe te shqisat e tua (ne ate qe ndodh ne te tashmen). Meer fryme thelle dhe ngadale. Nderkohe fokusohu ne ate qe sheh degjon apo prek. Teknika te tjera relaksuese mund ti gjesh ne youtube dhe perdor ate qe e vlereson si me te pershtatshme per ty ne momente te caktuara. Ne momentin qe sheh se keto simptoma vazhdojne, te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, qofte psikolog dhe/ose psikiater. Ndihu e lire te na rishkruash per cdo shqetesim tendin.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV