B12 13.12.2021
Pershendetje. Une gjjthmone kam qene mire me ecjen, ecja me kilometra dhe nuk lodhesha kurre, por kohet fundit nuk kam qene aspak aktive dhe po kaloj disa momente ankthi dhe atake paniku. Mbreme tek sa po ecja, diku te dy kilometra kisha nje lloj parehatie ne gjoks dhe e vereja se spo mund te ecja me, pasi e ndalova pak shpejtesine duket sikur mund te ecja me lehte por parehatia nuk u largua deri ne momentin qe ndalova se ecuri. Cfare mendimi mund te me jepni? Faleminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që shkruajtët në faqen tonë! Vështirësi në frymëmarrje mund të sjellin probleme të ndryshme shëndetësore, por edhe ataku i panikut ose dhe vetëm ankthi. Nëqoftëse ju jeni vizituar dhe nuk keni probleme të tjera shënderësore, me shumë gjasa ka qenë një problem ankthi (sepse mendoj se po të ishte atak paniku do të kishit simptoma më të forta).
Mund të provoni teknika të relaksimit ose teknika të frymëmarrjes për të lehtësuar ankthin në raste të tilla ose të tjera që keni ankth të lartë. Aktiviteti fizik gjithashtu ka efekte pozitive. Krahas tyre, ndoshta vlen të reflektosh për arsyet e ankthit, përse mund ta ndjesh në kohën që merresh me aktivitetin fizik, çfarë simbolizon për ty dmth, kur je ndjerë më përpara në të njëjtën mënyrë?
Gjithë të mirat,
Veronika