Këshilla/Blog

Alda 15.12.2021

Pershendetje! Kam nje problem prej 4ose 5 vitesh.problemi eshte sepse kam probleme emocionale ne te shprehur.. bllokohem kur flas perball njerezve dhe sikur t jet vtm 1 person. Me ndodh fiks keshu. Me ndryshon intonacioni i zerit me dridhet zeri trupi me djersin dhe bllokohem dhe syt me mbushem me lot dhe skuqem ne fytyr. M duket sikur po mbytem smar dot ajer me pak fjal sikur turperohem perpara njerzeve.e vetmja gje qe mund tme cliroj eshte Te qaj ose Te vjell. Me krijohet si lemsh dhe eshte e paberballueshme . Ju lutem pres nje pergjigje nga ju. Faleminderit

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Alda,

    Uroj qe kjo pergjigje te te gjeje mire! Mund te ndodhe qe nje person te kete veshtiresi ne te shprehur te asaj qe mendon per shkak te opinionit te te tjereve dhe vetebesimit te ulet qe mund te kete. Kjo veshtiresi shoqerohet me somatizime (simptoma fizike me shkak psikologjik) si dridhje zeri, djersitje skuqje, te qara apo te vjella. Situata te tilla shoqerohen me ankth dhe eshte e rendesishme te identifikosh burimin e mendimeve apo emocioneve. Ti shkruan se ke rrreth 4/ 5 vite qe ke problem emocionale ne te shprehur. Merr pak kohe dhe perpiqu te kujtosh se kur te ka ndodhur per here te pare. Cfare ke menduar ne ato momente? Cilat kane qene emocionet e tua? Po, simptomat fizike? Vi re se si mendimet e tua ndikojne ne perjetimin e emocioneve. Sa te bazuara ne fakte reale jane keto mendime? Shpesh individi mendon dhe beson gjera te cilat nuk jane te verteta dhe keto besime ndikojne ne gjendjen emocionale dhe ne perjetimin e simptomave fizike.
    Ne momentin e perjetimit te simptomve te tilla, fokusohu te frymemarrja. Merr fryme thelle dhe ngadale. Po ashtu, nxirre frymen ngadale deri ne fund. Fokusohu te frymemarrja dhe frymenxjerrja derisa te kuptosh qe ritmi i frymemarrjes eshte ne gjendje normale. Nderkohe, nje teknike e perdorshme eshte perdorimi i shqisave. Fokusohu ne ate qe sheh, degjon, prek dhe vi re se e tashmja nuk eshte e rrezikshme per ty. Prano gjendjen tende, emocionet e tua sepse ankthi apo simptomat qe ti pershkruan jane si dallget e detit. Kane nje fillim, pike kulmore dhe nje mbarim. Perpiqu te mos u shmangesh situatave por te perballesh me to. Perballu aq sa te mundesh ti, deri sa te kuptosh se ti mundesh dhe nuk ndodh asnje katastrofe nese ti flet para dikujt. Teknika te tjera relaksuese gjenden lehtesisht ne internet dhe ti perdor ate qe eshte me e pershtatshme per ty. Te sugjeroj qe te punosh me mendimet dhe emocionet e tua, duke kerkuar ndihmen e nje psikoterapisti. Mund te jete nje pune e gjate por efektive. Nderkohe ndihu e lire te na rishkruash ne cdo moment.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV