Këshilla/Blog

Olsa 16.12.2021

Pershendetje,
Uroj qe kjo leter te ju gjeje mire. Dua ta drejtoj kete pyetje per Dr. Elinden. Une kam bere nje test te thjeshte hcg dhe me ka rezultuar pozitiv pas nje muaji qe kisha marredhenie. Problemi eshte se para dy javeve kam bere nje XRay per dhembet. Dhe kam mbushur nje dhemb me anestezi dhe kam marre qetesues si ibuprofen, ponstan, apotel. Dhe tani po marr antibiotik i pershktuar nga dentisti – flucloxaciline. Une sot e pashe testin pozitv, a jane te rrezikshme te gjitha keto qe kam marre per fetusin? Jam shume e shqetesuar. Duhet ta nderpres antibiotikun dhe cfare qetesuesish per dhimbje sugjeroni qe nuk jane te demshme per fetusin.
Faleminderit parprakisht per pergjigjen, dite sa me te mbare!
Olsa

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje Olsa. Me gezoi fjala “leter” e me coi pas ne kohe. Urime per shtatzanine, shpresoj te shkoje cdo gje sa me mbare. Shume paciente bejne mjekime apo xray gjate periudhes qe nuk e dinin qe ishin shtatzene. Ne 7 javet e para per embrionin egziston teoria “gjithcka ose asgje”. Pra, ose e nderpresin barren, ose nuk arrijne te shkojne deri te ajo e nuk bejne asgje. Sigurisht qe po kaluan te embrioni, qe eshte ne fazen e formimit, mund te kete efekte madhore, por asnje nuk mund te te siguroje si per kete, si per te kunderten. Per qetesues mund te perdoresh paracetamol 500 ose 1000 mg. Antibiotikun besoj e ke mbaruar nderkohe….

    Mbaresi!
    Elinda

  2. Olsa says:

    Përshëndetje,
    jam 4 javëshe shtatzanë dhe me kovid , simptoma të lehta , temperaturë jo me shum se 37.5 gradë . Ai ka ndikim kovidi të fetusi

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur, Te ftojme ta ndash pyetjen tende si nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni nje pergjigje nga ekspertet tane.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV