Linda 22.12.2021
Pershendetje. Dua te ju pyes ne lidhje me nje shqetesim timin, pasi jam dhe jashte Shqiperise dhe nuk kam mundesi te bej nje vizite tek doktori per momentin.
Jam 41 vjece dhe kam dy muaj qe mundohem te mbetem shtatzene, ciklin e kam cdo 28 dite..por ne sasi te paket, me zgjat rreth 3 dite..por me sasi te paket, dhe sekrecionet e bardha i kam krejt normale, kete muaj peridat me erdhen tre dite me vonese…gjate gjith kohes perpara se te me vinte cikli, kisha disa simptoma si te isha shtatzene…dy jave pra ciklit kisha dhimbje ne fund te barkut..dhimbje ne fund te shpines…gungezime sikur doja te nxirrja dhe ne goje nje shije te tharte vazhdimisht….tre dite para dates se ciklit mu ndaluan sekrecionet e bardha….ndersa cikli me erdhi 3 dite me vonese…i takoi qe sekrecionet e bardha te ndaloheshin 6 dite para…kur me erdhi cikli…me erdhi me shum dhimbje
Doja te dija me moshen qe kam tani…a do te mundem me te kem femi… dhe a eshte problem cikli i paket…dhe a kurohet.
Une kam lindur nje here…dhe nje here kam abortuar….perpara 15 viteve.
Ju lutem a mund te me pergjigjeni pasi dua shum te kem nje femi
Ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Linda. Cikli I paket mendoj se nenkupton qe ke patur me teper para ca vitesh dhe tami eshte pakesuar. Kjo vjen per arsye te moshes, hormone nuk prodhohen me si me perpara. Nga ana tjeter, serish egziston mundesia qe te ngelesh shtatzene, teorikisht te pakten. Dy muaj nuk eshte kohe e gjate. Sigurisht qe vazhdoni te tentoni. Fakti qe cikli eshte I rregullt ehte I rendesishem. Por kjo nuk garanton se cdo muaj ovulon apo cdo muaj qe ovulon veza eshte cilesore. Nga ana tjeter, edhe nese ndodh barra, mundesia qe te nderpritet eshte me e madhe se me perpara. Keshtu qe vazhdo edhe disa muaj. Nese pas 6 muajsh nuk ke konceptuar nje shtatzani, atehere te rekomandoj qe te gjesh mundesine te shkosh te mjeku. Gjithe te mirat e festat e fundvitit ta befshin realitet deshiren!
Elinda