Prof Asoc. Dr. Arjana Muçaj
Psikologe SocialeProf Asoc. Dr. Arjana Mucaj ka mbaruar studimet e larta me titullin Msc në Universitetin e Sofies, Bullgari “ St. Kliment Ohridski” në vitin 1999, specializimi Psikologji Sociale, Zhvillimit dhe Edukimit. Ka kryer specializim në fushën e Psikologjisë Ligjore në Sofie Bullgari. Ka mbaruar Studimet e ciklit të tretë në Sofie, Bullguari 2010. Dhe në vitin 2015 ka fituar titullin Profesor i Asociuar ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Prof Asoc. Dr. Arjana Mucaj punon si pedagoge, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale që nga viti 2002 e në vazhdim. Ka botuar një sërë artikuj shkencorë në fushën e psikologjisë në revista si brenda vendit por edhe të huaja ndërkombëtare.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.