Këshilla/Blog

???????? 21.01.2022

Asnjehere nuk jam ndjere e plotesuar ose ne gjendje te mire paikologjike por me e kaloja disi me shoqerine , ne shkolle duke u angazhuar me pune te ndryshme . Por pas lindjes se
Goces gjerat ndryshuan me duket sikur cdo gje ka mar fund sikur jetoj kot , nuk kam nerva per asgje , nuk me pelqen te dal dua te rri e mbyllur .kur me vjen njeri ne shtepi dhe pastaj iken , merzitem shum filloj e qaj them cfar do te bej un tani . Theksoj qe goca po mbush 1 vjec dhe nese mund te quhet depresion postpartum mendoj qe duhet te kalonte deri tani ????????

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    E kuptoj sa e vështirë mund të jetë për ty kjo gjendje, sidomos nëse bëhet fjalë për një gjendje të zgjatur në kohë. Ma merr mendja sa e mundimshme të duket e përditshmja dhe sa të vështirë mund ta kesh bërjen e gjërave të përditshmërisë duke ndjerë kënaqësi.

    Sido që të jetë emri i asaj që të shqetëson, do të të sugjeroja të flisje më gjatë me një psikolog/e për të kuptuar më mirë se çfarë të mundon dhe për të gjetur mënyra për t’u ndjerë më mirë me veten dhe me të tjerët.
    Nga letra kuptoj që bëhet fjalë për një palumturi dhe një trishtim që mund të ketë zgjatur me vite. Të kujtohet si filloi dhe pse mund të ketë filluar atëherë? Sa më herët të shkojmë, aq më shumë gjasa ka që shqetësimet t’i gjejmë të rrënjosura te modelet e hershme të lidhjeve emocionale (familja bazë, prindërit). Tani që je e rritur, si e mendon? Çfarë të ka munguar gjatë jetës dhe çfarë do doje t’i jepje vetes tani (që ndoshta nuk e ke marrë dikur kur ke pasur shumë nevojë)? Një proces terapie do të të vlente shumë në këtë drejtim që të ndiheshe më mire dhe ta shijoje procesin e rritjes së vajzës tënde dhe gjithcka përreth teje.

    Forca dhe kurajo për të ndihmuar veten!
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV