Këshilla/Blog

As 21.01.2022

Pershendetje stafi nukjevetem , para 4 vitev jam diagnostifiku me ankth , por me kalimin e kohes e largova te madhen ,por para 3 muajve pata nje atack panik , qe prej asaj dite mu ka kthy ankthi shum i rend , erdha nkosov shkova ne psikolog , mtha qe kam qrregullim ankthi dhe atak panik , problemi qe po me mundon shum esht se po kam shum mendime negative . Mendimi qe mas shumti pom shkatrron esht se po kam frik mos pe lendoj veten , mos pi baj keq vetes . Po kam frik edhe me permen fjalen (VET….) . Edhe pse e du jeten shum , e kam ni djal 1 veqar, gruen qe e du shum edhe mdon , nuk e di pse ky mendim po me shkatrron , um frikson shum , ma hup vullnetin , mjep panik . Ndonjeher brenda dites e largoj dhe kur e largoj ndihem shum mir i qet me vullnet . Gjithashtu Ndihem i lodhur trupi mdhem , kam mpirje duarve dhe kembeve , koka si e renduar , shikim i trubellt , kam frik mos po qmendem . Psikologja mka siguru qe nuk kam depresion , as semundje psiqike . Edhe neurologu ma ka than tnjejtin sen . Gjitha analizat i kom ba , gjakut , muskujve , nervav , MRI te kokes , Ct mushkrive , analiza per smundje te zemres , gjitha mkan dal perfekt . Kjo gjendje po me tmerron , gjat seancave me psikologen nkosov fillova mu ndi ma mir , mtha qe jan thjesht mendime edhe pse te mundimshme , po kur u ktheva ktu ne gurbet , perseri filluan kto mendime . Kam shum per te thene po spo me vien ndermend , Ju lutem a keni ndonje keshill Faleminderit.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe e keni ndare shqetesimin tuaj me ne. Pyetja juaj eshte derguar te nje nga eskpertet tane dhe nderkohe qe presim pergjigje, te ftojme te ndjekesh videon e meposhtme me disa nga teknikat sesi mund te menaxhosh ankthin pergatitur nga nje prej eksperteve tane.
    https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania

    Gjithashtu mund te flasesh dhe ne chat me nje nga psikologet ne oraret ne te cilat ata jane ne linje per te ndare me shume informacion mbi shqetesimin tuaj. Oraret e chat i gjen ne linkun e meposhtem:
    https://nukjevetem.al/orari/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. As says:

    Pershendetje perseri , tani per momentin nuk ndihem keq , jam mir sidomos kur flas me nenen , ose kur shoh komente qe nuk jam i vetmi , kam besim qe do ta kaloj ket gjendje sepse un e dua jeten , e dua familjen , e dua zotin . Vetem ky mendim po me frikson shum ????

  3. Lena says:

    Pershendetje edhe un vuaj nga ankthi kam kto simptoma e te rondohet koka mbrapan sikur te shtyn dikush nuk je vetvetja ankthi i tmerrshem eshte

  4. As says:

    Shum e vertet e nderuar, koka e renduar , shtrentime , ushtim ne vesh , najher munges vullneti , shum qudi ! Ishalla zoti naj largon .

  5. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm!
    Siç duket këto mendime që ke po të mundojnë dhe e bëjnë jetën tënde më të vështirë. Ataku i panikut është një gjendje që përjetohet me simptoma të forta. Meqënëse kishe filluar seanca psikoterapeutike, do të të sugjeroja që t’i vazhdoje ato, qoftë me të njëjtën psikologe që kishe në Kosovë (nëse bën seanca online) ose me dikë tjetër që mund të gjesh në vendin që je.

    Duke qenë se ke mendime për të lënduar veten, do të të sugjeroja të bëje dhe një vizitë në një psikiatër sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV