Mia 25.01.2022
Mirmbrema .Jam Miki 30 vjec..Kam 8 vite e martuar dhe nga kjo martese kam 2 vajza ..Me burrin kam 8 vite qe bej sherr ai me ka genjyer qe nga dita e pare qe jemi njohur e vazhdon ta bej.Ai vinte nga nje martes dhe kishte nje femije dhe une e kam mesuar shume von kete gje.Me vone martesa jote po shkaterrohej sepse burri im degjonte njerezit e tij dhe me lendonte mua me sharje duke me ven kushte qe une as me prinderit e mi mos te flisja.Duke kaluar shpesh her ne situata qe ai braktiste femijet edhe mua na linte pa lek pa ushqim na hoqi njeher dritat dhe vet jetonte te i vellai vet.Kjo gje perseritej shpesh sa ai nuk tregonte asgje as lek nuk i sillte ne shtepi une isha e huaj n3 shtepine time..Heren e fundit vendosa te ndaheshim se spo duroj dot femijet e mi dhe une po perjetonim dhune psikologjike cdo dite..U largua per disa kohe e pastaj u afrua dhe me thoshte qe te bashkoheshim per hire te femijeve ..Une isha e pa pune ne vend te huaj njeri nuk kisha te me ndihmonte atehere pranova i dhash dhe nje shanc ,por mbas 6 muajsh burri im filloj perseri te nejtat edhe gjate kesaj kohe kan bere durim..Une kam kaluar ne episode te forta ankthi kam mare dhe mjekim ..Ta i jemi ne nje gjyq por akoma se di pse une jam e pa vendosur ..Kam kaluar shume keq me ate njeri me ka ber shpesh her keq dhe une prap ndjej keqardhje ..Them Pse nuk eshte i mire me mua pse nuk me do si e dua ….Kjo jet me eshte merzitur jam 30 dhe me duket sikur jeta mbaron ketu per mua..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Je shume e re per te menduar se jeta ka mbaruar. Ke dy femije dhe duhet te jeshe me forte se kurre.
Pershendetje Miki,
Te falenderoj qe na ke shkrur dhe ke ndare historine tende te veshtire. Ne gjithe keto vite martese qe me sa ke pershkruar nuk kane qene vite te lumtuara, por mjaft te veshtira per ty ke humbur shume nga vetja ne kete marredhenie abuzive. Eshte normale te kesh dyshime ne kete pike ku ndodhesh sepse shpesh here e tille eshte natyra e partnereve abuziv qe te bejne te dyshosh ne aftesine tende per tia dal e vetme dhe te mbajne te varur duke shfrytezuar pamundesite financiare apo faktin qe mund te jesh e vetme. Fakti qe ai ka dashur te te largoi nga familja dhe te ka bere te izolohesh me kalimin e kohes eshte pikerisht tregues i tendences per te te bere te varur prej tij sepse nuk do kesh njeri tjeter prane ku ti mund te mbeshtetesh. Keto sjellje manipuluese jane tipike e partnereve te pasigurt dhe te dobet qe nuk dine te jene ne nje marredhenie te shendetshme dhe te kujdesen per tjetrin, por u duhet te manipulojne dhe te mbajne ne gracke partneren qe te mos largohet. Miki une e kuptoj nder reshta se sa e forte je ti dhe fakti qe ke arritur te kuptosh qe ai nuk eshte i duhuri per ty dhe po shkon drejt ndarjes tregon forcen tende. Ti thua qe e do, por e kam te veshtire te shikoj se cfare po te ofron ai qe te te bej ty ta duash. Mos ndoshta eshte thjesht nje fytyre familjare dhe ajo qe do eshte komforti i asaj qe njeh sepse e panjohura qe te pret pas ndarjes me te eshte me e frikshme? Gjerat e reja jane gjithnje te frikshme dhe fillimet e reja nenkuptojne gjithnje nje sens rreziku, por mendoj se ne rastin tend mund te jesh duke rrezikuar shume me shume nese nuk ecen perpara dhe nuk kujdesesh per veten tende. Te mirepres ta vazhdojme biseden nese do te duash edhe ne chatin e nukjevetem.al per te biseduar ne menyre te drejtperdrejt. Te mirepres.
Perzemersisht,
Dorina