- 26.01.2022
Pershendetje stafi nuk je vet. Faleminderit shum gjithmon jeni pergjigjur pyetjeve .. Kam qen te gjinekologu mka kontrollu ne eho, me ka shkruajtur letren po sme ka spjeguar a mundenmi me spjegu, me u pergjigj keto 2 pyetjeve ; vetem se keto madhesit a jan normale.??
1 Uterusi
Gjatesia 61 mm
Transveral 43 mm
Antero posterior 30 mm
2 vezoret
Vezorja e djatht 30.2 x 15.2 mm
Vezorja e majt 31.9 x 18.4 mm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruajtur,
Diametri gjatesor eshte poshte 65 mm, qe ne e konsiderojme minimumin e normes. Por matjet e tjera jane te gjitha ne norme ( gjithmone, brenda “ matematikes” qe na lejon mjeksia), keshtu qe mund te mos jete matur korrekt. Ketu nderhyn nese eshte bere ekoja nga barku apo vaginale ( ne kete te fundit vlerat jane me te sakta), nese eshte bere nga barku sa e mbushur ka qene vezika urinare, kendi i perkuljes se uterusit etj. Ne mendimin tim, nuk me duket gje shqetesuese. Por kjo eshte pershtypje, jo fakt shkencor, pasi numrat nuk jane krejtesisht domethenes ne interpretim, thjesht sugjerues.
Gjithe te mirat
Dr.Elinda