Albana 27.01.2022
Pershendetje! Pyetja ime eshte kjo: kam filluar te pi pilulat kontraceptive ne oren 9 te darkes, mirepo po harroj ti marr fiks ne 9, ndonjehere ne 9.10 , deri ne 9.45 ose e dhe 10
A mund te me tregoni se sa eshte toleranca kohore per marrjen e pilules
Dhe pyetja tjt eshte : une pilulat jasmin i nisa diten e 3 te ciklit, a ka prb? A jam e mbrojtur une ?
Shume falemimderit! Ju lutem me ktheni pergjigje, kam nevoje per ndihmen tuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Nese nuk gaboj, ju kam kthyer pergjigje per kete pyetje nje here. Gjithsesi, toleranca prej disa minutave deri max 1 ore, por mundohu te vini nje alarm ne cel qe t’ju kujtoje, sa me me rregull te merren, aq me e sigurt jeni. Paketen e pare mbrojtja fillon pas 7-14 ditesh. Me pas, jeni e mbrojtur gjate gjithe kohes. Kuptohet deri sa te vazhdoni t’i merrni kontraceptivet.
Gjithe te mirat,
Elinda