Lena 31.01.2022
Pershendetje jam lena 28vjeqare dhe prej muajit shkurt 2021 nuk ndihem mire pas nje mosmarrveshje me familje pas 2 dite filloji koka mbrapa si me rende kam hyr kam lexu be google aty shkrujshin te gjitha semundjet e renda me kapi ankth frike kam qen i kam bo analizat e gjakut me kan dal ne rregull vetem kam pas munges tvitamines d kam qen te mjeku ne urgjence me ka thene mire je kam qen te neorologu me ka then qe eshte prej gjendjes emocionale se mbas kontrollav mire je po un nuk po mundem mu rahatu nganjeher jam shum mire nganjeher me kap ankth qe nuk mundem te qetsohem shtrihem e ateher me duket pak me mir qe jam ne mendje me rrin qka kam mos kam semundje vetem mendime negative kokan mbrapa me rondohet nganjher ndihem si mos me qen vetevetja ne mengjes duart me mpihen a mund te me ndimoni kush ka ksi simptoma apo qfare mund te jet
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Lena,
Se pari, me lejo te te them qe simptoma te tilla fizike jan shume te gjendshme te personat qe perjetojne nje gjendje te ngarkuar psikologjike. Trupi reagon ndaj gjendjes emocionale dhe eshte si nje kamban alarmi per te treguar se duhet te punosh per mireqenien tende psikologjike. Vlen te theksohet se ti ke bere ekzaminimet e duhura dhe mjeket te kane konfirmuar se nuk ke nje diagnoze te shendetit fizik. Burimi i simptomave te tua eshte psikologjike dhe mund te lexosh lehtesisht ne internet se, si ndikojne emocionet tona ne trup dhe shkaktojne simptoma te tilla fizike. Ti shkruan se kjo te ka ndodhur per here te pare kur ke pasur nje mosmarreveshje me familjen. Cfare ke menduar? Cilat jane emocionet qe kane shoqeruar keto mendime? Po, simptomat fizike? Ver re se si mendimet kane ndikuar ne gjendjen tende emocionale dhe ne perjetimin e simptomave fizike. Sa te bazuara ne fakte reale jane keto mendime? Psh. mendime qe ti mund te kesh nje semundje te rende nuk mbeshtetet me fakte reale duke qene se ti ke bere vizitat e duhura mjekesore dhe kane rezultuar negative. Eshte shume e rendesishme te punosh me mendimet, emocionet dhe se si reagon trupi yt pas ketyre perjetimeve. Nderkohe, teknika te shumta relaksimi mund te gjenden ne internet, si psh. fokusimi te shqisat (ne ate qe sheh, degjon, nuhat, shijon dhe prek). Marrja e frymes dhe nxjerrja e frymes thelle dhe ngadale (deri sa fryme marrja te jete e qete) eshte nje teknike tjeter shume e mire relaksuese ne momente ankthi apo paniku. Gjithashtu, ti thekson se ke pothuajse 1 vit qe je ne nje gjendje te tille, dhe une do te rekomandoja te kerkoje ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, psikolog dhe/ ose psikiater. Ndihu e lire te na rishkruash per cdo shqetesim tendin.
Gjithe te mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike
Un kam qen te psikologu me ka shkrar qetsues dhe antidepresiv por nuk i kam perdor nga frika qe behem e varur nga to kam tentuar ta kaloj vet ankthin por spo mundem sepse kur me rrok ankthi kam frik shum thom qfar kam qfar semundje kur jam ne rregull ndihem njeri me i lumtur kur me rrok ankthi me shkatrron ne ket gjendje jam nga muaji shkurt 2021 kur ne familje 2 familjar kan pasur nje perleshje dhe ne ato momente e ndisha veten si ne mjegull nuk mu besojshin fjalet qe thonin jam prekur shume dhe gjithqka filloj prej aty se un kurr skam pas as problemin me te vogel shendetsor kam qen aktive e fort ne gjithqka por prej ateherit te shumten e kohes jam keq se mire ju falenderoj shume qe ndat kohe te me pergjigjeni