Këshilla/Blog

A 04.02.2022

Pershendetje
Jam studente mosha 22 vjec ,ne keto momente jam ne sezonit e provimve,por dhe me perpara kam pas disa probleme te tipit ,munges perqendrimi ,pagjumesi,veshtiresi ne frymemarrje ,munges oreksi ,refluks dhe ndjesi te cuditeshme ne stomak
Si munda ta parandaloj
Faleminderit

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Simptomat që po përshkruan ngjan si simptoma të ankthit, edhe pse mund të kenë dhe arsye të tjera. Nëqoftëse ato janë simptoma të ankthit, është e rëndësishme të reflektosh për momentet/shkaqet që mund të ta shkaktojnë: këtu po thua që ndodh në sezonin e provimeve (këtu besoj është e qartë pse) por në rastet e tjera çfarë të ngacmon ankthin tënd? Çfarë do të thotë për ty që të arrish rezultatet që do në provim? Çfarë ndodh nëse nuk i arrin ato?
    Disa këshilla të përgjithshme për ankthin gjatë sezonit janë:
    – kujdesu për oraret e tua të gjumit dhe ushqyerjen tënde. Gjumi i rregullt të ndihmon që të jesh më e përqendruar sesa studimi me orë të zgjatura dhe ndikimi tek gjumi. E njëjta gje dhe me ushqyerjen;
    – Mëso më rregullisht, me kohë të shtrirë në disa ditë, mos i lër të gjitha për ditën e fundit;
    – Në momentin që i ndjen këto simptoma përpiqu të bësh ushtrime të frymëmarrjes (frymëmarrja me diafragmë: merr frymë thellë me hundë për disa sekonda 4-5, e lë që të dalë ngadalë, pret pak dhe e përsërit). Këto ushtrime ndihmojnë që të rregullohen nivelet e oksigjenit;
    – Nqs ke kohë merru me aktivitete të tjera për pak kohë, që do të të shkëpusin pak vëmendjen, si p.sh. aktivitet fizik;
    – Fol me njerëzit që mund të mbështetesh për këto simptoma;
    – Ki parasysh diçka: edhe nëse nuk del siç do në një provim, ka gjithmonë shanse të dyta.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV