Anymous 11.02.2022
Jam nje vajze 20 vjece. Vuaj nga ankthi kronik, nga mungesa ne vetebesim dhe ne menaxhimin e emocioneve. Kam edhe ankth social. Ne shkolle nuk mund te prezantoj para nje audience dridhem , me dridhet zeri, mezi marr fryme , gje e cila ka sjelle dhe bullzimin ndaj meje. Nuk kam vetebesim, edhe pse kam shume potencial nuk arrij ta shfaq ate.Ankthi nuk me le as te flej gjume, kam rrahje te shpeshta zemre , zhurma ne vesh dhe.
veshtiresi ne frymemarrje. Sigurisht kam dhe family issues qe ndikojne ne shendetin tim mental. Per momentin duke qene se jam studente nuk mund te perballoj nje takim fizik me nje psikolog . Dua ndihmen tuaj. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Kuptohet nga pershkrimi yt qe gjendja jote eshte e renduar keto kohe dhe qe ankthi pershkon shumicen e aspekeve te jetes tende. Une do thoja qe ajo q eke listuar si shqetesimin e fundit ne liste mund te jet nje nga shkaqet e gjendjes tende, pra problemet familjare. Eshte ambjenti familjar mjedisi ku formohemi dhe ku mesojme se si te perballemi me boten dhe mendoj se prej nga aty burojne pasigurit e tua qe te ven ne veshtiresi per te ndervepruar me njerezit jashte familjes. Mendoj se simptomat e tua te ankthit lidhen me menyren se si je mesuar ta shikosh dhe ta perjetosh veten, si te brisht, te pasigut dhe “ne rrezik per tu sulmuar” nga te tjeret. Do te doja te mund te flisnin drejtperdrejt per keto veshtiresi qe po kalon. Te ftoj ne chatin e nukjevetem.al per te biseduar pak me gjate. Te uroj gjithe te mirat.
Perzemersisht,
Dorina
Pershendetje . Ne lidhje me problemin e permendur me lart kam hasur dhe une te njetin problem si ti
.Kur mbarova 9 vjeqaren , Isha taman nrregull cdo gje ,me shoket shoqet luanim shkonim mir te gjith me njeri tjetrin , Pastaj qe nga viti par ne shkolle te mesme mora goditjen e par , e gjithe klasa me dukej se me urrenin ,talleshin me mua gjate oreve te mesimit dhe pushimit, me vinte inad. vitin e 2 po e njejta gje qendroja vetem tere kohes sepse te gjithe rrinin ne grupe me shikonin me Cudi ,etc . Kur zysha me pyeste mua para te gjithve me rrihte zemra shum fort dhe nuk mundja te lexoja me merrej goja dhe dridhja , sikur te bllokohesh komplet. me ka perlqyer vetem nje vajze ne klase dhe skam mundur tia them kurr sepse me vinte turp , ose mendoja cdo thoshin tjeret ose do me tallnin .Kjo gje ka vaszhdu qe nga viti i par e deri ne vitin e 3 . Sot jam 22 vjec dhe them pse i humba ato mundesi per te folur lirshem ,pa turp ,pa dridhje , lirisht si gjith tjeret , Kshu qe cdo gje kalon me kohen me beso do e kuptosh me von , duhet ti injorosh ta mbash mendjen e qet , dhe pozitivitet . Faliminderit ..